LAJMI I FUNDIT:

Kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni dënojnë sulmin terrorist në Vjenë

Kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni dënojnë sulmin terrorist në Vjenë

Kryetarët e partive politike shqiptare në Maqedoni kanë shprehur keqardhje dhe kanë dënuar sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Vjenë.

Telegrafi Maqedoni më poshtë sjell reagimin e krerëve të partive politike.

Ali Ahmeti:


“Me keqardhje të thellë po ndjek ngjarjet dhe humbjen e jetëve të pafajshme në Vjenë.
Jemi të gjithë të tronditur dhe bashkëndjejmë dhimbjen e familjeve dhe miqve të atyre që sot nuk janë më dhe qëndrojmë në solidaritet me popullin austriak.
Terorizmi nuk ka vend në jetën tonë dhe meriton dënimin e të gjithë neve.
Austria ka strehuar aq shumë prej nesh duke dhënë mundësitë më të mira për shumë qytetarë të vendit tonë dhe këtë sulm e konsideroj sulm ndaj nesh, ndaj vlerave tona dhe ndaj miqësisë sonë me popullin austriak”.

Ziadin Sela:

“Jemi thellësisht të tronditur dhe të trishtuar nga sulmi i mbrëmshëm terrorist në Vienë të Austrisë.
Dënojmë në mënyrën më të ashpër këtë sulm barbar duke shprehur keqardhjen dhe ngushllimet të thella familjeve që nga ky sulm humbën jetët të afërmit e tyre krejtësisht të pafajshëm.
Shprehim mbështetjen dhe solidaritetin tonë të plotë edhe ndaj popullit austriak dhe Qeverisë Austriake dhe çdo shtetit tjetër demokratik në përpjekjet e tyre për ta ndjekur , luftuar e çrrënjosur terrorizmin pa kompromis.
Çdo akt terrorist duke u përpjekur ta instrumentalizojë fenë kurrë nuk mund të ketë as përkrahje e as sukses përballë solidaritetit dhe unitetit të përbashkët të vlerave demokratike, dhe kohezionit shoqëror për lirinë dhe paqën kudoqoftë në botë”.

Bilall Kasami:

“Dhimbja e popullit austriak është edhe dhimbja jonë. Bashkëndjejmë me popullin mik sikurse kemi ndarë momente të mira dhe të hidhura në të kaluarën. Aktet që ndodhën në Vjenë janë të tmerrshme që meritojnë dënim, ndërsa sot si gjithmonë, duhet të jemi të solidarizuar në mendim, veprim dhe bashkëveprim për të ardhmen.

Ngjarjet e tmerrshme të Vjenës, nuk kërcënojnë vetëm Austrinë por janë kërcënim për të gjithë, prandaj bashkarisht duhet t’i luftojmë”.

Afrim Gashi:

“Dënoj ashpër sulmet çnjerëzore të ndodhura sonte në Vjenë. Këto akte terroriste shpërfaqin se sa e shëmtuar mund të bëhet bota jonë e përbashkët, kur disa të çmendur vendosin të marrin jetët e njerëzve duke harruar thirrjen kryesore islame që thotë: “Ai i cili e vret një njeri, e ka vrarë gjithë njerëzimin, ndërsa kush shpëton një jetë njeriu, është sikur të ketë shpëtuar tërë njerëzimin”.
Ngushëllime më të sinqerta popullit austriak”.

Në trend Lajme

Më shumë
ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

ShBA lejon blerjen e helikopterëve “Black Hawk” për FSK-në, Fetoshi: Arritja më e madhe për Kosovën dhe mesazh i qartë për Serbinë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

AAK dënohet me 12 mijë euro nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa

Lajme
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Kadetët e FSK-së trajnohen për mbijetesë në kushte dimërore

Lajme
Kalo në kategori