Dalia Bankauskaite
Është jetike të kuptohet pse rishkrimi i historisë nga Rusia përmban implikime të rrezikshme për botën tonë sot. Artikulli i Vladimir Putinit i qershorit 2020, “Mësimet e vërteta të 75 vjetorit të Luftës së Dytë Botërore”, lë të kuptojë se Rusia ka ngritur në një nivel tjetër stilin e praktikuar sovjetik të rishkrimit të historisë së Luftës së Dytë Botërore. Putini miraton pretendimin e rremë se Rusia dhe Ushtria e Kuqe janë të vetmit çlirues të Evropës dhe të vetmit fitimtarë të Luftës. Për me tepër, Kremlini përfshiu këtë ide në kushtetutën e Rusisë – një ideologji shtetërore, prandaj vjen kërkesa që bota ta pranojë këtë pikëpamje të rishkruar të historisë.
Në këtë artikull, të botuar më 18 qershor 2020 në revistën konservatore amerikane “The National Interest”, Putini orvatet të rishkruajë historinë sipas traditës së Bashkimit Sovjetik. Ai pretendon se pjesa qendrore e Luftës së Dytë Botërore është lufta e madhe patriotike mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naciste në vitet 1941-1945. Por, nuk përmend faktin se në vitet 1939-1941, Bashkimi Sovjetik ishte aleat i Gjermanisë naziste.
Në parim, artikulli nuk shpalosë porosi të reja; përkundrazi, përsërit temat që janë ngritur rregullisht nga Kremlini në vitet e kaluara. Putini lartëson rolin e regjimit sovjetik dhe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike në çlirimin e Evropës nga nazistët dhe përkufizon Rusinë dhe popullin rus si të vetmit fitimtarë të luftës. Ndërkaq, roli i përshkruar i BRSS-së kur shpërtheu lufta – bëhet fjalë për paktin Molotov-Ribbentrop – minimizohet. Në vend të kësaj, Putini akuzon Perëndimin dhe Poloninë për shpërthimin e lutës. Për Kremlinin, fitorja sovjetike në Luftën e Madhe Patriotike është narrativi kryesor për shtetësinë e tashme ruse, e cila vuan nga psikologjia e humbjes së perandorisë përmes rënies së BRSS-së, po aq edhe statusin e të qenit fuqi e madhe. Tutje në këtë artikull, Putin ngul këmbë në paraqitjen e Rusisë si ndërtues kyç i rendit botëror duke ftuar vetëm fuqitë e mëdha – anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të KB – në një samit për të diskutuar rreth rendit ndërkombëtar, duke iu mbyllur dyert vendeve të tjera.
Ky artikull u botua para referendumit kushtetues në Rusi (25 qershor – 1 korrik 2020) dhe para paradës së madhe ushtarake më 24 qershor. Fillimisht, parada ishte organizuar në festën e përvitshme të 9 majit, që shënon fitoren e tyre në Luftën e Madhe Patriotike, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë.
Të pavërtetat që përfshihen në këtë artikull:
– Putini pretendon se viktima e parë e Luftës së Dytë Botërore, Polonia, është pjesërisht përgjegjëse për fillimin e luftës.
– Putini krahason paktin e fshehtë Molotov-Ribbentrop (ku Gjermania e Hitlerit dhe Bashkimi Sovjetik i Stalinit ndanë Evropën në sferat e tyre të interesit) si ekuivalente me Marrëveshjen e Munihut më 1938 (mes Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë) që i dorëzoi Gjermanisë së Hitlerit Sudetin e Çekosllovakisë. Ai përdor një teknikë të keqinformimit ku një individ ose institucion akuzohet për diçka që ka bërë vetë agresori.
– Putini deklaron se përfshirja e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në BRSS u zbatua “në baza kontraktuale, me pëlqimin e autoriteteve të zgjedhura”, në kundërshtim me realitetin e aneksimit ilegal të shteteve baltike nga Bashkimi Sovjetik, si pasojë e drejtpërdrejtë e paktit Molotov-Ribbentrop.
Narrativat historike janë themeltare për formimin e shumë identiteve kolektive. Mënyra se çfarë marrëdhënie ka një grup me historinë, ka ndikim të madh në politikat sociale dhe në sjelljet e një kombi.
Bota nuk duhet të harrojë kurrë të vërtetën se Marrëveshja e Munihut ishte pajtim i turpshëm i Perëndimit me aneksimin e territoreve çekosllovake në emër të paqes së përgjithshme. Megjithatë, shkruan profesori Mark N. Katz, “të pretendosh se ata ranë në ujdi për të inkurajuar konfliktin mes Gjermanisë dhe BRSS-së, kjo është e tepërt”. Marrëveshja pushoi së ekzistuari menjëherë pasi Hitleri e shkeli duke pushtuar pjesën tjetër të Çekosllovakisë.
Zakonisht, marrëveshjet ndërkombëtare arrihen në mënyrë që të vendoset paqja. Megjithatë, pakti Molotov-Ribbentrop që u nënshkrua më 23 gusht 1939, nga ministrat e Jashtëm të Gjermanisë naziste dhe Rusisë sovjetike, ishte pakt i luftës mes dy regjimeve totalitare. Ky pakt siguronte se asnjëra anë nuk do ta sulmonte tjetrën pa u provokuar, dhe në Protokollin e saj sekret vendoste sferat e ndikimit përgjatë Polonisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Finlandës. Gjermania filloi luftën vetëm pas nënshkrimit të këtij pakti, me pushtimin e Polonisë nga perëndimi më 1 shtator 1939, gjë që shtyu Francën e Britaninë t’i shpallnin luftë Gjermanisë.
Fill më pas, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë nga lindja. Në vazhdim u pushtuan shtetet baltike nga Bashkimi Sovjetik, në qershor 1940, si dhe aneksimi i dhunshëm u arrit më 1944. Grupet e rezistencës antisovjetike, të njohur si Luftëtarët e Lirisë apo Vëllezërit e Pyllit, luftuan kundër pushtimit sovjetik prej 1944 deri më 1953, dukë shënuar një ndër përpjekjet më të gjata për rezistencë në Evropë, me disa luftëtarë që bënë qëndresë deri në vitet 1960.
Përveç narrativave mashtruese, retorika e këtij artikulli nuk lë hapësirë për dialog për rolin historik të shumë kombeve të tjera që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Mund të vërehen sheshit figurat retorike që përdoren për të mbështetur narrativën e Putinit:
– Putini përdor shkallën sipërore për të nënvizuar ndarjen ne kundër atyre, duke detyruar publikun të bëjë zgjedhjen e detyruar binare se ata që nuk pajtohen me pikëpamjet e tij janë kundër tij dhe kundër Rusisë, dhe heshtazi pro-nazistë. Përveç kësaj, sipëroret e hiperbolat krijojnë diskursin ku veprat sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore zmadhohen ndërkaq rolet e kombeve të tjera minimizohen.
– Putini përdor krahasimin artificial të individit kundër grupit – në këtë rast, kombit rus. Pra, interesi i kombit paraqitet si më i lartë se interesi dhe nevojat e individit, që është një taktikë tipike e regjimeve nacionaliste. Gjithashtu, ky ofron paraqitjen e rreme të “unitetit” përbrenda shoqërisë ruse, ndërkohë që nuk merr parasysh kujtesat tjera kolektive të regjimit sovjetik – shtypjet, gulagët sovjetikë, masakrën e Katinit dhe sigurisht Paktin sekret Molotov-Ribbentrop.
– Prezantimi selektiv i ngjarjeve historike dhe identifikimi i kujtesës personale me kujtesën kolektive: përemri “unë” shpesh zëvendësohet me shumësin “ne”, duke turbulluar lexuesin se a është kjo “ne” Putini, Kremlini, apo populli rus, populli sovjetik etj.
– Përsëritja e frazave dhe pyetjet retorike të përsëritura i ndihmojnë Putinit që të zgjojë emocionet e lexuesve dhe ta bëjë pikëpamjen e tij mbi këtë temë më të dallueshme, të pakundërshtueshme dhe për t’u mbajtur mend.
Në Evropë, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore u festua si kohë pajtimi, paqeje dhe uniteti. Evropa përpiqet të falë dhe vërtet të rindërtojë e ribashkojë për hir të prosperitetit të përbashkët, përderisa Putini drejton gishtin dhe akuzon. Evropa dialogon hapur për krimet e luftës, Putini përjashton dialogun, mohon krimet sovjetike dhe shtyn përpara “të vetmin version korrekt” të historisë. Interpretimi i kujtesë historike është çështje e ndërlikuar dhe nuk mund të jetë bardhë e zi. Zakonisht, në shoqëritë demokratike, narrativat ndërtohen përreth dialogut të hapur që përmban disa perspektiva të ndryshme dhe fare në fund zhvillohet një marrëveshje bashkëpunuese mes kombesh të ndryshme.
Interpretimi i Luftës së Dytë Botërore nga Putini pasqyrohet pastër në Kushtetutën e re të Federatës Ruse. Amendamenti i nenit 67 të Kushtetutës ka për qëllim të kthejë narrativën e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore (“Miti i Luftës”) në hyrje të ideologjisë së obligueshme shtetërore. E konsolidon statusin e Rusisë si fitimtarja e vetme e luftës, duke vendosur themelet për një identitet të ri rus. Diplomatët rusë tashmë kanë filluar të zbatojnë këtë narrativë. Për shembull, Ambasada ruse në Gjermani kërkoi nga mësuesit e historisë në Gjermani që të përdorin artikullin e Putinit në mësimet e tyre të historisë. Zyrtarët rusë dhe mediat e afërta me pushtetin përdorin si pikë referimi interpretimin e Putinit. Edhe mes brezave të rinj të rusëve, kjo mund të shihet përbrenda kulturës pop, ku Rusia shihet si fitimarja e vetme e Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimtarja e Evropës nga nazistët.
Putini e ka shkruar këtë artikull për të arsyetuar politikën e jashtme ruse – para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe sot. Artikulli gjithashtu rreket të zbehë krimet e Stalinit ndaj vetë popullatës së tij. Caqet e këtyre narrativave janë të rinjtë – brezi pa kujtesë të Luftës së Dytë Botërore – të moshës kur formësohet interesi i tyre për historinë dhe kur është më e lehtë që të manipulohet kuptimi i tyre. Po ashtu, Putini përmend se si erdhi Hitler-i në pushtet, duke deklaruar se kjo kishte të bënte më së shumti me pakënaqësinë me rendin global pas Luftës së Parë Botërore dhe me Traktatin e Versajës. Ai i lë lexuesit që të hamendësohen se çfarë mund të ndodhë nëse Rusia është e pakënaqur me rendin e sotëm global. A e shfrytëzon Putini këtë argument për të miratuar interesat e veta për zgjerimin e një perandorie?
Narrativa historike e Rusisë si çlirimtare e Evropës nga nazizmi, siç përshkruhet nga Putini, paraqet mobilizimin ideologjik të shoqërisë ruse, duke formuar mentalitetin e superfuqisë në mendjet e qytetarëve të saj dhe duke i marrë me vete ata që janë më pak të informuar për historinë në Perëndim. /sbunker.net/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re