Shtetet e Bashkuara kanë qenë gjithmonë vend i kundërshtive. Një komb i polarizuar. Ka vetëm dy parti që luajnë vërtet rol në politikë. Qeveritë nuk duhet të kërkojnë kompromise për koalicione qeveritare, ato ose e kanë shumicën, ose i kanë humbur zgjedhjet. Qëndrimi në dy fronte që nga koha e luftërave për pavarësi reflektohet edhe në media. Gazetat e para të publikuara në shekullin e XVIII-të gjithmonë për vendime të rëndësishme politike pozicionoheshin qartë. Si në shumë vende të tjera edhe televizionet private apo publikimet simpatizohen me drejtime të caktuara politike. Përkatësisht zgjidhet edhe konsumi mediatik, hapet ai televizion apo gazetë, klikohet ajo faqe interneti ku ndjehesh i afërt politikisht.
Dy gjëra kanë ndryshuar me themel në katër vite me Donald Trumpin:
1. Mediat amerikane kanë hequr dorë të kërkojnë një raportim objektiv politik dhe janë kthyer në aktorë politikë.
2. Pretendimet e vazhdueshme të Trumpit, se mediat nuk janë gjë tjetër veçse “shtyp i gënjeshtërt”, kanë dhënë efekt: Asnjëherë më parë nuk ka qenë kaq e ulët besueshmëria e gazetarëve. E, të dyja këto pika kanë lidhje me njëra-tjetrën. Përveç kësaj, mediat sociale veprojnë si përforcuese.
Në Shtetet e Bashkuara ka shumë pak hapësira publike, për të diskutuar në mënyrë kontroverse koncepte politike e propozime për zgjidhje. Kjo fushatë zgjedhore na tregon në mënyrë brutale se çfarë pasojash sjell kjo: Gjithnjë e më shumë njerëz i besojnë vetëm flluskës mediatike sociale, që vizitojnë gjithmonë për të siguruar informacionet e tyre. Pasoja është fatale: teoricienëve të konspiracionit dhe armiqve të demokracisë u janë hapur të gjitha kanatet.
Mediat me njëanshmërinë e tyre ekstreme e kanë humbur shansin për të luajtur rolin e korrigjuesit të besueshëm në një demokraci. Algoritmet që shpërblejnë bërtitësit dhe ekzaltuesit, si titujt bombastikë, i kanë kapur për fyti diskurset e të dyja kampeve politike. Faktet, njohuritë nga shkenca nuk kanë shans të depërtojnë në këto flluska mediash sociale, që janë infiltruar ndërkohë nga pretendimet e Trumpit. Javët e fundit e kam përjetuar vetë se me çfarë fuqie bindëse amerikanët e zakonshëm pretendojnë se Hillary Clinton mban në bodrum fëmijë të fshehur dhe se Covid-19-shi nuk është gjë tjetër veçse përpjekja e një grupi të caktuar që të marrë në dorë jo më pak, se sundimin botëror.
Nga ana tjetër, jo rrallë takon të vetëkënaqur, qytetas në gjendje të mirë ekonomike, që nuk tregojnë asnjë lloj gatishmërie për të kuptuar botën e familjeve që janë të varur me breza nga vendet e punës në fabrika, që gjithnjë e më shpesh mbyllen. Apo janë të varur nga nxjerrja e qymyrit që nuk ka të ardhme.
Kjo të tremb. Dhe, duhet të të trembë. ShBA-ja për shumë arsye është e rrezikuar të humbasë unitetin. Kjo lidhet me sistemin arsimor, por edhe me zhvillimin demografik. Fakti që për dy dekada dominimi i të bardhëve – të paktën në shifra – do të marrë fund, krijon pasiguri, e trondit bazamentin e menduar si të sigurt dhe tregon se sa i thellë është racizmi në disa pjesë të vendit. Njerëzit në ShBA janë çmësuar me debatin e argumenteve politikë dhe izolohen gjithnjë e më shumë në hapësirat e medias sociale. Por, ky rrezik nuk është karakteristikë vetëm e ShBA.
Demokracitë jetojnë nga debati, nga grindja për rrugën më të mirë. Ato mund të ekzistojnë në rrethana të caktuara. Njëra prej tyre është roli i fakteve. Nuk mund të diskutosh më nëse gjithnjë ia del mbanë që çdo argument që nuk të pëlqen, ta përdorësh përgjigjen “këto janë lajme të rreme”. A mund të ndalet ky zhvillim? Së paku të bëhet një fokusim i veçantë në shkolla. Fëmijët duhet të mësojnë të veprojnë me mediat sociale, të dallojnë cila është propaganda, cili aktivizmi, cilat faqe interneti janë të besueshme, cilat grupime jo… Këtu kërkohet puna e punonjësve të medias. Fuhet të përpiqemi për objektivitet për të rifituar besueshmërinë e të mbetemi edhe më tej akterë relevantë në një demokraci. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Gabimi i menaxherit në kontratën e parë profesioniste, si u detyrua Liridon Krasniqi të punojë në ‘baushtellë’
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj