106 vjet më parë, bandat shoviniste greke hynë në thellësi të territorit shqiptar si pushtues, plaçkitës dhe terroristë, duke vrarë e prerë burra dhe gra, pleq dhe fëmijë nga Panariti i Korçës, Skrapari dhe deri në Hormovë të Tepelenës – masakra të ngjashme me ato që kreu Napoleon Zerva në Çamëri 76 vjet me parë.
Sipas dëshmive të gjalla të patriotit, luftëtarit dhe prifti ortodoks Papa Kosta Tomori, dëshmitar i kohës se sulmeve te viteve 1913-1914, këto masakra të përbindshme u kryen nga ushtria dhe bandat shoviniste të Greqisë. Më 25 shkurt (10 mars 1914), nisur nga të dhënat që na jep prifti Kosta Papa Tomori dhe ushtari i ushtrisë shqiptare me pseudonimin Toronini, trupat e rregullta të ushtrisë së Greqisë dhe bandat paramilitare të ardhura nga Gjiriti, kryen gjenocidin barbar në Kuqar dhe Pacomit të trevës së Përmetit, ku u masakruan 97 fëmije e burra, nga të cilët 75 burra u masakruan me thika barbarisht në Kosinë të Përmetit. Ishte ky gjenocid, ndoshta dita e parë apo e fillimit të masakrave në masë mbi popullsinë shqiptare në Shqipërinë e Jugut, nga trupat e rregullta dhe bandat ushtatarke të Greqisë, pas masakrës që kish ndodhur në Paramithi, në Përroin e Selanit ku u masakruan 72 burra nga paria e Çamërisë.
“Shqiptarë! Juve djemtë tanë brez pas brezi kur të zini në gojë fjalën grek, mos harroni therjet, djegiet dhe çnderimet”, ishte porosia e priftit Kosta Papa Tomorri.
Dhe, çfarë ka ndodhur qysh nga ajo kohë? Jashtëqitësorët e kombit e të popullit, me biosocialo-pervesitetin e tyre, me aftësi dhe tendenca malinje, me një kompleks inferioriteti të shndërruar në fantazmë, kanë sjellë dëme të pallogaritshme, duke injoruar e asgjësuar porosinë e Kosta Papa Tomorrit, deri në klithje e vajtim.
Shikoni fotot më poshtë (janë vetëm 10 kilometra larg njëra-tjetrës) për të kuptuar tradhtinë ndaj atdheut. Një memorial dinjitoz në nderim të pushtuesit, duke ofruar edhe ceremoni shtetërore shqiptare(!) Dhe një memorial në tentativë ndërtimi në kujtim të viktimave të të njëjtit pushtues, por që konsiderohet “ndërtim pa leje” dhe nuk i jepet as leje. Por, ironia qëndron në faktin që po në të njëjtin territor, i cili i është lënë nën kujdes Tërmetit, gjelbëron kanabisi, por nuk mund të gjendet pak truall i lirë për të nderuar viktimat e pushtuesit.
Zëvendësshefja e Shtabit të përgjithshëm dërgohet nga qeveria shqiptare të nderojë pushtuesin, miratohet edhe nga Komandanti i Përgjithshëm, ndërkohë që ndalesa e saj duhej të ishte vendnderimi i 217 hormovitëve të masakruar nga bandat greke. Poshtërim më të madh nuk ka, sterilizim i plotë, eunukëzim e robërim, humbje e gjeneve kombëtare.
Nderojmë pushtuesin dhe mohojmë ata që luftuan pushtuesin për të mbrojtur atdheun. Shesim territor shqiptar për pak ditë më shumë pushtet dhe harrojmë se kemi përgjegjësi ndaj brezave që vijnë.
Kemi parë të bëjnë “patriotin” herë socialistët dhe herë demokratët, zbehin zullumet e partisë së tyre me justifikime integrimi apo interesi “madhor”, i cili është lavazh truri i pastër dhe deri në përdorim abuziv të simpatizantëve të tyre.
Për Partinë mohuam Zotin, për Partinë po mohojmë atdheun. Po e mohojmë për një karrige këmbëthyer, po e mohojmë për ca të shkoqura më shumë. Partitë shkojnë e vijnë, ndërsa atdheu dhe dinjiteti kombëtar janë pasuria më e madhe që mund të trashëgojmë ndër breza ndaj atdheu është vija e kuqe ndaj kombit dhe jo partia.
Kombi ka nevojë për Shqiptarë me dinjitet dhe jo për tradhtarë dhe trushplarë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/egli1-e1739320566151-780x439.png)
Egli i përjeton rëndë fjalët e Xhenetës, heq dorë nga raporti me Gjestin
![Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/shkuurt-780x439.jpg)
Gjesti i kundërpërgjigjet Xhenetës për deklaratat nga jashtë: Me ndjenja nuk luhet, ka qenë e pamëshirshme ndaj meje
![Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xheneta-780x439.jpg)
Eglit dhe Gjestit iu transmetohen pamjet e intervistës së Xhenetës gjatë spektaklit të së martës
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re