LAJMI I FUNDIT:

Policia shpëton dy qytetare në Prevallë, ranë në humnerë të thellë rreth 30 metra

Policia shpëton dy qytetare në Prevallë, ranë në humnerë të thellë rreth 30 metra
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka shpëtuar dy qytetare në Prevallë, të cilat duke mos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra e thellë.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti është paraqitur të dielën rreth orës 14:00.

“Më datë 01 nëntor 2020 rreth orës 14:00 min, policia në Prizren ka pranuar një informacion se dy persona të gjinisë femër përderisa ishin duke shëtitur në Prevallë, duke mos e njohur terrenin kanë rënë në një humnerë rreth 30 metra e thellë. Sapo është dhënë ky informacion janë angazhuar ekipet profesionale të policisë së Prizrenit dhe së bashku më zjarrfikëset dhe emergjencën janë nisur për në lokacionin edhe pse viktimat nuk e kanë ditur se ku gjenden saktë”, thuhet në njoftim


Rreth orës 16:08, Policia ka arritur të gjejë lokacionin e quajtur “Prrojet” dhe të kontaktoj me personat të cilët ishin në humnerë, ku e kishin të pamundur të dilnin pa ndihmën e policisë.

Sipas njoftimit, Policia ka arritur të bëjë tërheqjen e tyre nga humnera e thellë dhe viktimat janë përcjellë për në emergjencën e qytetit të Prizrenit.

Sipas raportit mjekësor njëra ka pësuar lëndim të rëndë në këmbë dhe si pasojë e këtij lëndimi ka frakturë, e cila i ka pamundësuar daljen nga humnera.

“Për këtë angazhim policia ka falënderuar edhe njësinë e Zjarrfikësve dhe Emergjencën të cilët kanë vepruar së bashku me policinë, ndërsa qytetares së lënduar i uron shërim, duke apeluar tek qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë shëtitjeve sidomos në zonat e rrezikshme dhe që nuk kanë njohuri për terrenin”.

Për këtë ngjarje është njoftuar edhe Prokuroria themelore në Prizren. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Arrestohet Nol Nushi i PSD-së

Lajme
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Projekti 1.4 miliard euro: Dhëndrit të Donald Trump, i jepet statusi i investitorit strategjik në ishullin e Sazanit

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme
Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Mbyllja e institucioneve paralale, Krasniqi: Jo pse janë mbyllur, por pse kanë qenë ta hapura deri sot

Lajme
Kalo në kategori