Avokati Spartak Ngjela ka akuzuar presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta se po kërcënon se do të bëjë kryengritje popullore me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve.
Ngjela ka shkruar në Facebook se Meta po mendon që me paratë e grabitura të paguajë shqiptarët e varfër dhe me ta të destsbilizojë Shqipërinë.
Ai ka pyetur se si ka mundësi që këtë shtet, në njëqind vjet, e kanë drejtuar hajdutë dhe të shitur te fqinjët, pushtues të territoreve shqiptare.
“Në këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, deklaroi: “Europa i ka një borxh shtetit shqiptar, të cilin e krijoi të cunguar. Ky është i vetmi shtet në Evropë që rrethohet në të gjithë kufirin e vet me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet të bashkohen të gjitha territoret shqipfolëse, duke krijuar shtetin kombëtar shqiptar, ku të jenë përfshirë tërësisht territoret shqipfolëse…”Më hapur se kaq nuk ka folur asnjë personalitet tjetër. Po politika e lartë shqiptare, çfarë thotë? Asgjë, sepse 60 përqind e asaj politike, e korruptuar, paguhet nga fqinjët dhe Rusia, me motivin: të shkatërrohet Shqipëria! Dhe, Meta, njëri prej tyre po kërkon destabilitetin e Shqipërisë. Njëlloj si Beogradi dhe Moska”, ka shkruar ai.
Komenti i plotë i Spartak Ngjelës:
“Në Tiranë, një president i trembur po na kërcënohet se do të bëjë gjëmën, me paratë që iu ka grabitur shqiptarëve, kurse…
l.
Në këto ditë, kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel, deklaroi: “Europa i ka një borxh shtetit shqiptar, të cilin e krijoi të cunguar. Ky është i vetmi shtet në Evropë që rrethohet në të gjithë kufirin e vet me banorë që flasin të njëjtën gjuhë. Duhet të bashkohen të gjitha territoret shqipfolëse, duke krijuar shtetin kombëtar shqiptar, ku të jenë përfshirë tërësisht territoret shqipfolëse…”
Më hapur se kaq nuk ka folur asnjë personalitet tjetër.
Po politika e lartë shqiptare, çfarë thotë? Asgjë, sepse 60 përqind e asaj politike, e korruptuar, paguhet nga fqinjët dhe Rusia, me motivin: të shkatërrohet Shqipëria! Dhe, Meta, njëri prej tyre po kërkon destabilitetin e Shqipërisë. Njëlloj si Beogradi dhe Moska
Prandaj, nuk është çudi që, edhe presidenti revolucionar, Ilir Meta, me thirrjet e tij për kryengritje popullore, te fqinjët dhe Moska duket se e ka shpresën. Sepse, edhe Çadra – Berisha Basha – para tre vjetësh, atje e kishte shpresën.
Por, a e patë sesi e lanë ata Çadrën e forcës dhe hynë si pula të lagura në Parlament?!!
Kujtohe këtë fakt Meta, se të bën mirë…
ll.
Një i tillë është edhe Ilir Meta, i cili thotë se e kam popullin me vete. Është për të qeshur, për ne, por është për të qarë për historinë e Shqipërisë. Si ka mundësi që këtë shtet, në njëqind vjet, e kanë drejtuar hajdutë dhe të shitur te fqinjët, pushtues të territoreve shqiptarë!!!
E pra, e shihni presidentin aktual të Shqipërisë që na thotë se do të bëjë revoltë të gjerë popullore?!
Në këto çaste historike për Shqipërinë, ai është i disekuilibruar, sepse e kap procesi penal për korrupsion. Kjo është e vërteta, por tani, ai po mendon që, me paratë e grabitura nga shqiptarët, të paguajë shqiptarët e varfër dhe, me ta, të destsbilizojë Shqipërinë.
Por, ai sheh edhe nga fqinjët që përmendi Merkeli, se ata janë rrotull Shqipërisë nëpër territore shqiptarësh, dhe kishin ardhur edhe te Çadra e Bashës.
lll.
Pra, tani po pritet revolucion popullor…
Si nuk kuptuan do gjë këta të korruptuar!!!
Po ku ka të blerë, o Metë ziu, që të bëjnë revolucion! Ti do ta bësh revolucionin, o derëzi e punëzi! meqë do të paguash “përkrahës” të blerë! Komedi kjo. Por në Shqipëri sot nuk ka shkrimtarë humori që ta shkruajnë.
Ore president mavria: e pe Lulzim Bashën ti se si i mblodhi molotovët në shesh para kryeministrisë? Se edhe ai shpresën andej nga shpreson ti e kishte.
Po ti, o i mjeri President! ende nuk e di përse Lulzimi ua mblodhi simpatizantëve të tij molotivët që ua kishte dhënë vetë, ne revoltën e tij të fundit?
Ja kjo është historia e kësaj kohe që po kërkohet të sundohet nga Meta me “forcën e popullit”. Po ku do ta gjejnë popullin Meta, do ta importojë nga jashtë?
E pra, ky president që quhet Meta, ku e ka ushtrinë, në Skrapar? Se kështu po na thotë: “Unë jam nga Skrapari “
Në Tiranë, mbrëmë, po qeshnin në tavolina baresh, kur e lexonin këtë si lajm nëpër telefonë.
Kurse, dy ekspertë ngujimesh, më thanë që kjo tregon se, Meta, do të ngujohet në Skrapar. Dhe qeshnin, se e kuptonin që do të ishte një komedi për shqiptarët, por një tragjedi për revolucionarin Meta.
Kurse Homeri e ka thënë shumë bukur te Iliada, përafërsisht kështu: Ku shkon, o i mjerë, pse po rend me vrap drejt hiçit?!”, ka shkruar Ngjela. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025