LAJMI I FUNDIT:

Jahja Lluka përmes poezisë përshkruan betejën e tij me COVID-19

Jahja Lluka përmes poezisë përshkruan betejën e tij me COVID-19

Jahja Lluka, kryetar i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, i cili është prekur nga COVID-19, përmes një poezie ka shprehur tërë vuajtjet, që po kalon në përballje me virusin e rëndë.

Lluka, i cili tash nëntë ditë po përballet me këtë virus, është duke u trajtuar në shtëpi.


Më poshtë po ua sjellim poezinë që shpërfaq betejën e rëndë për ta mposhtur virusin, të postuar në llogarinë e tij në Facebook  përcjell Telegrafi.

1.Pritja

Heshtja e ka mbulu shpirtin tim

Ne shtratin e dergjes kovit

Nuk kam fuqi as me të shkrue

Prej dritareve të kësaj dhome,

më ngjanë sikur futet ankthi.

Atje lart janë yjet  

Këtu poshtë jam unë,

nuk po e di a jam unë

a kovidi ne mua

Kjo dhomë në këtë botë është e vogël,

po ma ze frumen

Dikur kisha ëndrra,

për botën e madhe

e tani vetëm …lufte e lutje

per te mbijetuar. 

Oksigjeni rrallohet në trup.

kujtimet ikën nga mendja

e lumturia u tret në jetë asketi.

asnjë shkendijë se ndez kohën.

strukurë janë në sirtarin e mendjes.

Ishin çaste që dikur i jetova,

ishin çaste që dikur i shijova

ishin çaste në nostalgji.

I shtangur kundroj tokën

ujin e qiellin

dhe unë rri këtu,

në këtë dhomë të vogël,

s’arrijë ta bëjë një hap te madh

drejt botës së vogël.

Jahja Lluka