LAJMI I FUNDIT:

Inaugurohen pajisjet e reja në Poligonin e Shenjëtarisë

Inaugurohen pajisjet e reja në Poligonin e Shenjëtarisë

Është mbajtur ceremonia për inaugurimin e pajisjeve të reja në poligonin e shenjëtarisë sportive të FShSK-së, ku me mbështetjen e Departamentit të Sportit nga MKRS është bërë një investim thelbësor, i cili është i pari që pas përfundimit të luftës.

Kryetari i FShSK-së, Gëzim Hazrolli i cili mirëpriti investimet në poligon, por që shtoi se ka ende nevojë për investime të tilla në këtë fushë sportive.


“Sigurisht që është një ndjenjë e mirë kur shohim punë të mira të cilat lehtësojnë angazhimin profesional, në kuadër të shenjëtarisë lidhur me poligonin i cili i plotëson disa kritere minimale sepse investimet siç i kemi parë në vendet tjera janë në një normë që ne akoma se kemi arrit edhe pse synim edhe objektiv e kemi. Por kërkohet që akoma të investohet në mënyrë që sportistët tanë të kenë një infrastrukture të mirëfilltë dhe një infrastrukture që plotëson kriteret, sigurisht edhe ndriçimi me LED që është bërë e rrit performancën e lojtarëve”.

Pas tij disa fjalë tha edhe Presidenti i KOK-ut, Hasani i cili premtoi që do të jenë në bashkëpunim të vazhdueshëm me FShSK-në dhe MKRS-në.

“Sot është një ditë e veçantë për FShSK-në sepse po e plotëson edhe një prej kritereve që janë kusht për suksesin e sportistëve elitar. Pra krahas vullnetit të sportistëve krahas dijes dhe shkathtësive motivuese të trajnerëve, krahas garave te fuqishme qe gjitha këto i ka pas. Sot kjo federatë po pajiset edhe me pajisjet me bashkëkohore duke ju falënderuar edhe MKRS edhe ambientit ku jemi këtu, por edhe Federatës përkatëse ndërkombëtare”, tha Hasani.

Në mungesë të ministres Dumoshi, në emër të saj foli zëvendësministri Engelbert Zefaj.

“Ju përgëzoj të gjithëve për punën për arritjet dhe sukseset e juaja si federatë. Seriozisht me vjen shume mire për përmirësimin e kushteve për sportin e shenjëtarisë dhe entuziazmin në këtë federatë dhe kjo me bën shumë te sigurt që kjo federatë do të na sjellë shumë suksese do të na bëjë krenare edhe në nivel ndërkombëtar. Tashmë Kosova po dëshmohet çdo dite qe sporti është disiplina ose fusha që po i sjell rezultatet me te mëdha dhe po na bë krenar në aspektin global. Unë po dua shumë me besua që edhe Federata e Shenjëtarisë do ta ndihmojë sportin në këtë drejtim dhe ta ngritë flamurin e shtetit të Kosovës sa më lart në podiumet ndërkombëtare”.

Përveç MKRS-së, ky projekt është mbështetur edhe e nga Fondi Zhvillimor i Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive (ISSF) të cilët kanë furnizuar FSHSK-në me një sistem prej dhjetë caqesh elektronike, dhjetë pushkë standarde dhe dhjetë pistoleta standarde. Të gjitha pajisjet janë prej cilësisë më të lartë në treg./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Policia ndalon një person në Prishtinë, i njëjti gjuan nga dritarja e ballkonit mbi dy kg marihuanë dhe ikë

Kronika e Zezë
Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Në 11 komuna u shty afati i regjistrimit të popullsisë edhe për një javë, ASK pritet të njoftojë për planin e veprimit

Lajme
Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Humb jetën një person në Prizren, dyshohet se kishte kontakt me rrymë

Kronika e Zezë
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kalo në kategori