LAJMI I FUNDIT:

Shahpaska: Mbesim partnerë në ngritjen e vetëdijes publike për kancerin në gji

Shahpaska: Mbesim partnerë në ngritjen e vetëdijes publike për kancerin në gji

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska sot mori pjesë në onlajn panel diskutimin e Konferencës së 13-të kombëtare për kancer në gji në temë “Sfidat në trajtimin dhe mjekimin edhe të kancerit në gji në kohë të KOVID-19” të organizuar nga Shoqata për luftë kundër kancerit “Borka – për çdo ditë të re”.

Në konferencë u diskutua për atë se çfarë ndryshime nevojiten që të përmirësohet cilësia e shërbimeve, terapia dhe trajtimi i pacientëve me kancer në gji gjatë Kovid-19.

“Muaji rozë Tetor nuk duhet të jetë një muaj i thjeshtë në vitin kur bisedojmë për këtë çështje, sepse sëmundja nuk zgjedh në cilën periudhë të vitit dhe në cilin mes do të shfaqet. Jemi dëshmitarë edhe të kufirit të moshës i cili ndryshon dhe paraqitet në vitet më të hershme të jetës së çdo femre”, theksoi Shahpaska.


Ajo theksoi se çdo moment duhet të shfrytëzohet dhe të flitet në mënyrë të hapur për kancerin si sëmundje e të sotmes dhe të përshëndesë për çdo iniciativë për ngritjen e vetëdijes publike për këtë çështje. Por, udhëzoi edhe në rëndësinë e mbështetjes të cilën gratë ia japin njëra tjetrën gjatë përballjes me këtë sfidë.

Ministrja i theksoi si shumë të rëndësishme parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e hershëm si faktor i rëndësishëm në ruajtjen e gjendjes shëndetësore të çdo femre.

Lidhur me qasjen e ilaçeve, ajo theksoi se në vendin tonë, femrat, kanë qasje deri tek ilaçet bashkëkohore të cilat i përcjellin trendet botërore, që është një hap i madh përpara në luftën me këtë sëmundje.

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori