Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, sot është pritur në takim nga homologu i saj, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó, me të cilin ka zhvilluar diskutime gjithpërfshirëse dhe nënshkruar dy marrëveshje që thellojnë edhe më tej marrëdhëniet e mira midis dy vendeve.
“Pata nderin dhe kënaqësinë e madhe të zhvilloja një takim gjithëpërfshirës me Ministrin Szijjártó, gjatë vizitës zyrtare në Budapest. Nënshkruam dy marrëveshje bilaterale: Mbrojtjen dhe Promovimin e Investimeve, dhe Programin e Koordinimit për Shkencën dhe Edukimin”, bëri të ditur Haradinaj-Stublla.
Me këtë rast, kryediplomatja e Kosovës dhe homologu i saj hungarez nënshkruan edhe Memorandumin e Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e Edukimit e Shkencës për ofrimin e skemës së bursave “Stipendium Hungaricum” – duke ngritur kështu numrin e bursave të ofruara nga Hungaria për studentët kosovarë nga 50 në 75 për tri nivele të studimeve.
E shoqëruar nga deputetja, njëherësh kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj dhe ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, Haradinaj-Stublla i shprehu homologut hungarez mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Hungarisë dhënë Republikës së Kosovës, subjektivitetit të saj ndërkombëtar, dhe aspiratës Euro-Atlantike.
Nga ana e tij, Ministri Szijjártó shprehu mbështetjen e plotë dhe të parezervë për të drejtën e vonuar të Kosovës për liberalizim vizash, duke ftuar të gjitha shtetet e BE-së për veprim strategjik dhe vendimmarrje finale, tani, gjatë Presidencës Gjermane me Bashkimin Evropian. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt fillon sot, familjarët presin drejtësi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës