Në përkrahje të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Japoni dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze ka organizuar diskutimin virtual me titull “Miqësia ndërmjet Kosovës dhe Japonisë”.
Me këtë rast, në emër të MPJD-së, Zëvendësministrja Teuta Sahatqija, si bashkënikoqire e kësaj ngjarje, i ka përshëndetur të pranishmit dhe ka falenderuar Japoninë për kontributin e dhënë gjatë këtyre viteve, sidomos së fundmi në dhënien e donacioneve në përkrahje të menaxhimit të pandemisë COVID-19. Me këtë rast i ka ftuar investitorët japonezë ta konsiderojnë Kosovën si një destinacion potencial investimi.
Si folës kryesor, Presidenti Thaçi iu ka drejtuar të pranishmëve me një mesazh rasti ku ndër të tjera ka veçuar Japoninë si partner strategjik të Kosovës në Azinë Lindore.
Ai ka thënë se ka ardhur koha që si institucionet ashtu edhe popujt e të dyja vendeve duhet të punojnë më tepër në thellimin e mëtejmë të raporteve bilaterale ekonomike.
Nga Tokio është paraqitur Konsulli i përgjithshëm i nderit i Republikës së Kosovës, Iijima Isao si dhe Kryesuesi i Ligës së Miqësisë Japoni-Kosovë në Parlamentin e Japonisë, Shionoya Ryu. Që të dy kanë përshëndetur hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë dhe kanë uruar popullin e Kosovës për më shumë progres e prosperitet dhe shëndet tani në kohën e pandemisë.
Ish-ambasadorët kosovarë në Japoni, Sami Ukelli, Ahmet Shala dhe Leon Malazogu, dhe në anën tjetër ish-ambasadorët japonezë në Kosovë, Makoto Taketoshi dhe Koinuma Kiyoshi, ishin gjithashtu pjesë e këtij diskutimi.
Të gjithë ndanë përvojat më të mira të tyre dhe dhanë rekomandime konkrete për të ardhmen e raporteve bilaterale ndërmjet shteteve.
Luljeta Arifi, Drejtoreshë dhe themeluese e Asociacionit së Miqësisë Kosovare-Japoneze ka theksuar se çmon bashkëpunimin dhe përkrahjen që e ka hasur nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Japoni dhe MPJD në realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm për afrimin e raporteve ndërmjet dy popujve dhe vendeve.
Ndërkaq, ky aktivitet u përshëndet edhe nga Korab Mushkolaj – Udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Dypalëshe në MPJD si dhe nga Enis Xhemaili – i ngarkuar i përkohshëm me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Tokio.
Ky ishte edicioni i parë i projektit të titulluar “Ta njohim më mirë Japoninë dhe Kosovën përmes ndarjes së përvojave”. Edicioni i dytë do të prekë temën e arsimit, ndërkaq i treti temën e asistencës dhe ndihmave japoneze për Kosovën.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City