Bordi i Përkohshëm i drejtorëve të KEK-ut i kryesuar nga Musa Misini me drejtorët Petrit Ibraj, Fadil Hoxha dhe Fatime Grajqevci, ka mbajtur mbledhjen e parë zyrtare me ku janë njoftuar nga u.d. të Kryshefit Ekzekutiv Luigj Imeri për objektivat dhe sfidat e korporatës, ku edhe kanë propozuar pezullimin e konkursit.
Në këtë takim, Imeri, ka njoftuar kryesuesin dhe drejtorët e Bordit të Përkohshëm të KEK sh.a. për aktivitetin e korporatës për nëntë mujorin e këtij viti, sfidat me theks të veçantë në implementimin e projekteve kapitale dhe gjendjen e krijuar si pasojë e pandemisë COVID-19 si dhe menaxhimin e mirë të kësaj situate deri më tani.
“Në takimin e sotëm, Bordi i Përkohshëm ka rekomanduar pezullimin e konkursit përkohësisht deri në analizimin më të detajizuar të skemës funksionale organizative”, thuhet në komunikatë.
Në anën tjetër, Misini ka theksuar se Bordi i përkohshëm i drejtorëve, si përfaqësues i aksionarit të vetëm (qeverisë) ka përgjegjësinë për performancën e mire të KEK-ut.
Për më tepër, ai ka bërë të ditur se Bordi i Përkohshëm është i përkushtuar për qeverisjen e korporatës në përputhje me përgjegjësitë për qeverisjen korporative gjithnjë duke respektuar Ligjin për Ndërmarrjet Publike dhe rregulloret e Brendshme të Korporatës.
Tutje, Misini ka potencuar se në radhë të parë duhet t’i kushtohet vëmendje e veçantë shëndetit dhe sigurisë së punonjësve të KEK-ut, në këtë vazhdë ai ka inkurajuar menaxhmentin që të angazhoj të gjitha kapacitetet për menaxhimin sa më të mirë të gjendjes aktuale si pasojë e pandemisë COVID-19.
Në takimin e sotëm, Bordi i Përkohshëm ka pezulluar përkohësisht konkursin deri në analizimin më të detajizuar të skemës funksionale organizative.
Fare në fund, Bordi i përkohshëm ka përshëndetur angazhimin e menaxhmentit dhe punëtorëve për rezultatet e arritura si në aspektin operative ashtu edhe në atë financiar. Në mbledhjen e ardhshme të rregullt të caktuar për të premtën dt: 30.10.2020, Bordi i Përkohshëm pritet të diskutojë buxhetin për vitin 2021, Draft planin e strategjisë së KEK-ut 2021-2025 si dhe planin afarist. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe