LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Vrasja e Ukë Bytyqit si dhe vrasjet tjera politike ishin kundër LDK-së dhe të ardhmes së Kosovës

Hoti: Vrasja e Ukë Bytyqit si dhe vrasjet tjera politike ishin kundër LDK-së dhe të ardhmes së Kosovës

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka kujtuar Ukë Bytyqin, në tetëmbëdhjetë vjetorin e vrasjes, duke thënë se ky akt i tmerrshëm ishte një goditje e rëndë për familjet e të rënëve, për LDK-në, për Komunën e Therandës dhe për mbarë Kosovën, e cila po përpiqej t’i vinte themelet e një shteti të konsoliduar e demokratik sipas shëmbëllimit të demokracisë së mirëfilltë euroatlantike.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se vrasja e Ukë Bytyqit, sikurse shumë vrasje të tjera politike në Kosovë, ishte sulm i drejtpërdrejtë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër të ardhmes së Kosovës.


Lexoni të plotë postimin:

Tetëmbëdhjetë vjet më parë, me anë të votës së lirë, qytetarët e Therandës në mënyrë bindëse ia besuan Ukë Bytyqit udhëheqjen e kësaj komune.

Qytetarët e Therandës e vërtetuan sërishmi paktin e mirëbesimit me Ukë Bytyqin, me njeriun që u kishte qëndruar pranë dhe që u kishte prirë edhe gjatë rezistencës paqësore, edhe gjatë luftës së armatosur për liri. Mirëpo, fitorja madhështore e LDK-së dhe e Ukë Bytyqit në zgjedhjet e lira i tërboi kundërshtarët e lirisë dhe të demokracisë në Kosovë, të cilët e ekzekutuan Ukën dhe dy shoqëruesit e tij, Bafti Bajrami dhe Bajram Bytyqi.

Ky akt i tmerrshëm ishte një goditje e rëndë për familjet e të rënëve, për LDK-në, për Komunën e Therandës dhe për mbarë Kosovën, e cila po përpiqej t’i vinte themelet e një shteti të konsoliduar e demokratik sipas shëmbëllimit të demokracisë së mirëfilltë euroatlantike.

Vrasja e Ukë Bytyqit, sikurse shumë vrasje të tjera politike në Kosovë, ishte sulm i drejtpërdrejtë kundër Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kundër të ardhmes së Kosovës. Planifikuesit dhe ekzekutorët e këtyre akteve të liga qëlluan mbi njerëzit më të devotshëm të vendit, mbi veprimtarët dhe prijësit e shquar të rezistencës paqësore dhe të luftës sonë për liri, mbi deputetë, kryetarë komunash e kryetarë të degëve të LDK-së, si dhe mbi bashkëpunëtorët më të ngushtë dhe këshilltarët e Presidentit Rugova. Enver Maloku, Shaban Manaj, Ismet Rraci, Smajl Hajdari, Ukë Bytyqi, Tahir Zemaj, Ekrem Rexha – Drini, Xhemajl Mustafa e shumë personalitete të tjera të nderuara të vendit u vranë vetëm pse i qëndruan besnikë të palëkundur kauzës së lirisë, pavarësisë dhe demokracisë, në krye të së cilës ishte arkitekti i shtetit tonë, Presidenti Ibrahim Rugova.

Për veprën e tij të madhe për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, Presidenti Rugova e dekoroi Ukë Bytyqin me Medaljen e Artë të Pavarësisë.

Si emri i kësaj medaljeje, i artë ishte Uka ynë, njeri, prind, qytetar dhe prijës shembullorë!

I bekuar qoftë përherë kujtimi për Ukë Bytyqin!

I bekuar qoftë përherë kujtimi për ata që punuan dhe u flijuan për atdheun tonë të dashur, Republikën e Kosovës!. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori