Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk ka treguar se në cilën organizatë ndërkombëtare do të aplikojë për anëtarësim institucioni që ajo udhëheq.
Por, Osmani ka treguar që Kuvendi i Kosovës është në proces të vlerësimit se ku ka momentum për të aplikuar. Duke folur për këtë, Osmani ka thënë se Hoti dhe disa të tjerë në LDK nuk e kuptojnë parimin e ndarjes së pushteteve.
Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, Osmani dhe Hoti u përplasën rreth miratimit të qarkores së Qeverisë që të gjitha institucionet e Kosovës mos të aplikojnë në organizata ndërkombëtare, ku Osmani tha se e njëjta nuk vlen për legjislativin meqë deputetët nuk e kanë mandatuar Hotin për marrëveshjen e 4 shtatorit në Uashington.
“Si person që është marrë me fushën e politikës së jashtme që gati dy dekada mund t’ju them që nuk është, as veprim i mençur, as i duhur nëse unë paraprakisht e bëj publike se për çfarë organizate ndërkombëtare po bëjmë përgatitje sepse kjo vetëm do t’i mundësonte Serbisë angazhim maksimal që të parandalojë një veprim të tillë por ajo që e kam thënë atë ditë në Kuvend është që Kuvendi i Kosovës do të vlerësojë se ku është momentum më i mirë dhe ne tani jemi në proces të vlerësimit”, ka thënë Osmani.
Osmani tha se Kuvendi i Kosovës tashmë është pjesë disa organizatave ndërkombëtare parlamentare por që ka të tjera në të cilat duhet bërë hapa përpara.
Lidhur me përgatitjet për aplikim, Osmani ka theksuar se në seancën e kaluar ka sqaruar edhe aspektin juridik e politik.
“E sqaron edhe aspektin juridik edhe politik edhe të marrëdhënieve ndërkombëtare sa i përket kësaj çështjeje, se çka deklarojnë, qoftë persona të caktuar në LDK apo thirren se janë në LDK, qoftë kryeministri, fare nuk ka rëndësi për mua sepse po shihet qartë se nuk e kuptojnë këtë problematikë dhe mbi të gjitha nuk e kuptojnë parimin e ndarjes së pushteteve të mishëruara në Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë ajo.
Këto deklarata Osmani i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës në të cilën është vendosur që më 29 tetor të mbahen dy seanca plenare.
Gjithashtu, javën tjetër po synohet që të ftohet në interpelanca kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti lidhur me çështjen e Liqenit të Ujmanit dhe trajtimin e temës së personave të pagjetur, në zotimet e 4 shtatorit në Uashington.
Këtë të enjte, në seancën e parë pritet votimi i pikave të rendit të ditës për të cilat nuk ka pasur kuorum në seancat paraprake, përfshirë rezolutat nga interpelancat e kryeministrit Hoti.
Ndërsa në seancën e re që pritet të nisë në orën 11:00, po ashtu këtë të enjte do të ketë debate parlamentare dhe pika të tjera, ndër të cilat do të diskutohet edhe për problemet e banorëve shqiptarë në veri të vendit./KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës