Telekomit të Kosovës sërish i janë bllokuar xhirollogaritë për shkak të borxhit ndaj kompanisë Dardafone.net dhe ky akt sipas kësaj ndërmarrje përbën shkelje të marrëveshjes pasi ishin pajtuar që borxhi të kthehet në afat prej dy vitesh.
Kompania thotë se i është rrezikuar skajshmërisht funksionimi dhe kërkon zhbllokimin e xhirollogarive në mënyrë që t’i hapet rrugë marrëveshjes.
Në një përgjigje për KosovaPress, Telekomi sqaron se kanë pasur dy takime me përfaqësues të Z-Mobile, e që duket se nuk kanë dhënë fryt.
“Telekomi i Kosovës, i vetëdijshëm për gjendjen e krijuar në vazhdimësi, ka realizuar takime të përbashkëta me aksionarin (Qeverinë) dhe kompaninë Dardafone.net për të gjetur zgjidhjen. Së fundmi janë mbajtur dy takime ku prezent ka qenë ministri dhe zëvendësministri i Ekonomisë dhe Ambientit dhe përfaqësuesit e Dardafone.net për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në përgjigjen e Telekomit.
Më tej, thuhet Telekomi ka propozuar që riprogramimi i borxhit të bëhet për pesë vjet ndërsa pas diskutimeve dhe ndërmjetësimit të qeverisë në parim është vendosur që borxhi të paguhet për dy vjet.
Sipas Telekomit, një konfirmim i tillë ju është dhënë përfaqësuesve të Dardafone.net edhe nga vet kryeministri i vendit në një takim javën që shkoi.
“Kryeministri dhe ministri i Ekonomisë dhe Ambientit ju kanë kumtuar përfaqësuesve të Dardafone.net se Qeveria do të ndërmjetësojë këtë marrëveshje dhe do të jetë garantues i saj që borxhi të paguhet brenda dy vitesh. I tërë procesi proceduralisht është shtyrë për disa ditë për shkak se disa zyrtarë të Ministrisë së Financave kanë qenë të infektuar me virusin COVID-19”, vijon përgjigja e Telekomit.
Mirëpo edhe pas zotimeve të vet kryeministrit dhe pajtimit që marrëveshja do të nënshkruhet këtë javë, Telekomi thotë se zyrtarët e Dardafone.net me një e-mail kanë kërkuar nga përmbaruesi i tyre që t’i bllokojë llogaritë e Telekomit.
“Kjo që ka ndodhur sot ka qenë një thyerje e marrëveshjes se arritur tashmë dhe kështu kanë rrezikuar skajshmërisht funksionimin e ndërmarrjes. Kërkojmë që menjëherë të zhbllokohen llogaritë tona dhe kështu t’i hapin rrugë marrëveshjes”, përfundon sqarimi i Telekomit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025