LAJMI I FUNDIT:

Gjendet 26-vjeçarja nga Skenderaj, ishte zhdukur nga 19 tetori

Gjendet 26-vjeçarja nga Skenderaj, ishte zhdukur nga 19 tetori

Është gjetur 26-vjeçarja Egzona Ferati, e cila ishte raportuar e zhdukur që nga 19 tetori.

Lajmin për gjetjen e 26-vjeçares, e ka bërë të ditur Ridvan Tahiri.


Egzona u gjet jo edhe në gjendje të mirë. Gjallë dhe e ligsht me shëndet”, shkruan Tahiri.

Edhe kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, e ka konfirmuar lajmin për gjetjen e Egzonës.

Ai ka  shkruar në Facebook, se tani ekipi mjekësor do të ofrojë ndihmën e parë dhe do të njoftojnë për gjendjen e saj shëndetësore.

“Një falënderim i madh për të gjithë qytetarët e vullnetit të mirë që sot kërkuan dhe gjetën Egzonen”, ka shkruar Jashari.

Ndryshe, sot ishte organizuar aksion masiv për gjetjen e Egzonës, që ishte paralajmëruar nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari. /Telegrafi/