Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, derisa ka raportuar në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ajo ka thënë se lidhur me transaksionin prej 2 milionë eurove nuk është kërkuar nënshkrimi i saj e as i drejtorit të Thesarit, duke shtuar se e gjitha ka ndodhur përmes një falsifikimi.
Bajrami ka thënë se pas informatave të marra, pas tre minutash kanë njoftuar Policinë e Kosovës.
“Të jap një qëndrim të keqpërdorimit ka ndodhur para disa ditësh. E di që është interesim i të gjithëve. Ne kemi një kërkesë informacione të disa transaksioneve dhe për të parë Thesarin, pas tre minutash ne kemi informuar Policinë. Ky është një krim ekonomik ku janë krijuar qasje të pa autorizuara, është bërë keqpërdorim detyre dhe janë thyer pasworde. Nuk është marrë asnjë nënshkrim i imi e as i drejtorit të Thesarit. Transaksioni është i gjurmuar dhe aty mund të vërehen se ku janë transferuar, nga kush janë transferuar e kështu më radhë”, tha Bajrami, raporton EO.
Po ashtu, kryeministri Avdullah Hoti është deklaruar për herë të parë pas skandalit, duke thënë se mashtruesit dhe keqpërdoruesit nuk kanë vend në institucione dhe se ata do të dalin në sipërfaqe sikurse minjtë.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet. Mashtruesit dhe keqpërdoruesit brenda sistemit publik dhe në institucione nuk kanë me pasur vend, kanë me dalë në sipërfaqe së shpejti sikurse minjtë kur t’iu hyn uji përfundi”, tha Hoti.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar.
“Me 20.10.2020 23:35 pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhej në raport.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe