LAJMI I FUNDIT:

Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, familja i jep fund kërkimit dhe mbajnë përgjegjës Sali Berishën

Zhdukja e biznesmenit Remzi Hoxha, familja i jep fund kërkimit dhe mbajnë përgjegjës Sali Berishën

Pas 25 vjet kërkimi, familja e Remzi Hoxhës ka vendosur të ndërpresë kërkimet për biznesmenin e zhdukur.

Djali i tij, Ardian Hoxha tha se në përvjetorin e ardhshëm do t’i bëjnë të atit një varr të hapur dhe një memorial ku do të mund ta vizitojnë dhe të vendosin lule.

“Jemi mbledhë për 25-vjetorin e zhdukjes së babit tonë, Remzi Hoxhës. Jemi mbledh që si pikë e parë ta përkujtojmë atë në një ditë të dhimbshme dhe t’i ndajmë me ju mendimet që i kemi si do të vazhdojmë me të ardhmen. Një çerekshekulli që e kemi të zhdukur babën tonë, vëllain, burrin, familjarin, kemi ardhur në një pikë që kemi humbur shpresat, kemi humbur besimin në institucionet e drejtësisë, në klasën politike në Shqipëri, të gjitha partitë politike pa dallim, kemi ardhur në një pikë që duhet t’i premë gjerat sado që është e dhimbshme për ne si familjarë dhe të vazhdojmë tutje”, tha ai.


“E vërteta është vetëm një, pas 17 vitesh përpjekje, maltretime psikike, sorollatje në zyrat e të gjitha institucioneve, është dashur 17 vite që Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri të vërtetojë që kryesit e këtij krimi ishin nëntë persona të SHIK-ut, nën urdhrat e Sali Berishës”, shtoi ai në një konferencë për media.

Në përvjetorin e radhës tha se do t’i hapin një varr Remzi Hoxhës dhe një memorial, raporton KP. “25 vite pa varr, pa eshtra, pa vuajtje. Duam që babait t’ia bëjmë një varr të hapur, një memorial, ku të mund të shkojnë ta vizitojnë”, tha ai.

Ai tha se tani e tutje do të merren me zbardhjen e veprimtarisë së Remzi Hoxhës, për të cilin tha se do të përgatitet edhe dokumentar.

Biznesmeni Remzi Hoxha më 21 tetor 1995 ishte rrëmbyer në vendin e tij të punës në Shqipëri dhe zhdukja e tij paraqet një nga ngjarjet më misterioze në vitet e demokracisë së shtetit shqiptar.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori