LAJMI I FUNDIT:

NASA do të vendos rrjetin 4G në Hënë

NASA do të vendos rrjetin 4G në Hënë

Administrata Kombëtare e Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) do të vendos rrjetin 4G në satelitin Hënë.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, për të arritur qëllimin e saj deri në vitin 2028 për ndërtimin e një baze hënore si dhe arritjen e pranisë njerëzore në Hënë, NASA ofroi 370 milionë dollarë për disa ndërmarrje për implementimin e teknologjisë në sipërfaqen e Hënës.


Këto risi përfshijnë gjenerimin e energjisë në distancë, ngrirjen kriogjenike, robotikën, zbarkimin e sigurt dhe rrjetin 4G.

Përndryshe si do të arrijnë astronautët që të publikojnë “selfiet” e tyre nga Hëna?

NASA thotë se rrjeti 4G do t’u mundësojë atyre komunikim më të sigurt në distancë se standardet aktuale të radios në Hënë. Ashtu si në Tokë, rrjeti 4G përfundimisht do të azhurnohet në 5G.

Laboratorët Bell të Nokia-s (NOK), morën 14.1 milion dollarë për projektin. “Bell Labs”, i operuar më parë nga “AT&T” do të jetë partner me kompaninë e inxhinierisë së fluturimeve hapësinore “Intuitive Machines”, për të ndërtuar rrjetin 4G-LTE.

John Oliver nga ky projekt bëri shaka duke proklamuar se rrjeti 4G do të mund të funksionojë më mirë në Hënë se sa në Tokë, pasi sipas tij nuk do të ketë asnjë pemë, ndërtesë apo sinjal televiziv për të ndërhyrë në sinjalin 4G.  /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Një javë më parë rusët kryen një sulm me tanket e modifikuara në Donetsk, kësaj radhe ukrainasit përgatitën një pritë për ta

Evropa
TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

TikTokerja irakiane vritet brutalisht para shtëpisë së saj – pamjet rrëqethëse nga sulmi

Azia
Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Inxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse

Evropa
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori