LAJMI I FUNDIT:

Askush nuk mund t’i rezistojë këtij qeni: Kjo është raca më e famshme në botë!

Askush nuk mund t’i rezistojë këtij qeni: Kjo është raca më e famshme në botë!

Raca është rritur për punë fizike, përkatësisht për grumbullim të objekteve në ujë, andaj, bashkë me retrieverët e artë, më së shpeshti shfrytëzohet në qëllime terapeutike dhe si qen udhëzues dhe qen kërkues

Këta qenë të mrekullueshëm janë me natyrë të qetë, të ngrohtë dhe jashtëzakonisht miqësorë kanë një efekt shumë qetësues te njerëzit, janë jashtëzakonisht besnikë, inteligjentë dhe të lehtë për t’u stërvitur.


Më të lumturit janë kur janë në shoqëri të njeriut dhe janë shembull i vërtetë i konstatimit që qeni është qenia e vetme e cila ju do më shumë se veten.

Golden Retriever është i famshëm edhe për inteligjencën, besnikërinë, empatinë, durimin dhe elegancën, prandaj është kanakar ideal shtëpiak për familjet me fëmijë.

Me origjinë nga Britiania e Madhe, kjo racë shumë popullore, është regjistruar për herë të parë në vitin 1925.

Ata dashurojnë ujin, kanë instinkte perfekte për t’u përshtatur aty.

Lëkura e tyre është e mbuluar nga një shtresë me qime të dendura e të gjata, gjë që i ndihmon ata të rezistojnë ndaj të ftohtit dhe të mos e mbajnë ujin në lëkurë.

Janë të përshtatshëm për t’u mbajtur si në zona periferike apo rurale, ashtu dhe në mjedise urbane.

Pëlqen shumë ushqimin; mund të vuajë nga obeziteti sepse Retrieveri artë duket sikur nuk është kurrë i ngopur. Ai ushqehet sa herë që i jepet për të ngrënë.

Bën pjesë në kafshët me trup të madh dhe me një peshë që sillet 35-45 kg. Jetëgjatësia mesatare e kësaj race është 10-14 vjet. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Pesë nuancat që nuk shkojnë me grinë në shtëpi, sipas arkitektëve

Rregullimi i shtëpisë
Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Si të bëni vetë foto fantastike kur jeni në një udhëtim: Dëgjoni këshillat e fotografëve profesionistë

Stil
Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Test i inteligjencës me tetë pyetje, të cilat vetëm më të mençurit i dinë

Këshilla Lifestyle
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Një enigmë matematikore me dy zgjidhje? Provoni të arrini përgjigjen përfundimtare

Stil
Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Një gabim që e bën gjithmonë sa herë lan rrobat e bardha

Bëje vet
Kalo në kategori