Tri veturat futuriste të Alfa Romeos dalin në ankand – vlerësimi fillestar kap shifrat e 20 milionë dollarëve
Tre vetura futuriste të rralla të vitit 1950 po shkojnë në ankand të Sotheby-s, me një vlerë deri në 20 milionë dollarë.
Alfa Romeo B.A.T. vetura konceptuale – secila me një formë të veçantë skulpturore që tund kokën te fantazia dhe trillimet shkencore – përshkruhen nga shtëpia e ankandit si “ndër dizenjot më spektakolare dhe më të paharrueshme të automjeteve të prodhuara ndonjëherë”, raporton CNN.
Veturat, të cilat ishin porositur për të shfaqur inxhinierinë radikale të dizajnit dhe aerodinamikën pioniere të epokës, kapin një vlerësim midis 14 milionë dhe 20 milionë dollarësh në shitjen e 28 tetorit në New York, transmeton Telegrafi.
Automjetet u krijuan nga projektuesi italian, Franco Scaglione dhe prodhuesi, Carrozzeria Bertone para se të prezantoheshin për publikun për tre vjet në ekspozitat e viteve 1953, 1954 dhe 1955.
Edhe nëse veturat shiten për rreth 20 milionë dollarë, ato nuk do të jenë më të shtrenjtat në histori.
Në vitin 2018, një Ferrari 250 GTO i vitit 1962 u shit për 48.4 milionë dollarë në Sotheby’s të Montereyt – një rekord botëror për çdo veturë të shitur ndonjëherë në ankand.
GTO kishte fituar kampionatin italian GT 1962, dhe shënoi më shumë se 15 fitore në garë nga viti 1962 në 1965. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShoferin e Teslas e zuri gjumi në timon, policisë suedeze iu deshën 40 kilometra të kalojnë që ta “zgjojnë”
Bashkëpunimi midis Yamaha dhe Toyota - rezultati është një motor i fuqishëm V8 që punon me hidrogjen!
YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë
BMW prezantoi një "asistent të automatizuar të ndërrimit të marsheve" në motoçikleta
Çifti e shndërron autobusin e shkollës në një shtëpi për të jetuar
Renault prezanton SUV-in e ri Symbioz
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak