LAJMI I FUNDIT:

Martin Protugjer pozitiv me COVID-19, anulohet gjykimi për rastin “Titanik”

Martin Protugjer pozitiv me COVID-19, anulohet gjykimi për rastin “Titanik”

Ish-zyrtari i lartë i OBRM-PDUKM-së Martin Protugjer, tani i akuzuar në rastin “Titanik”, doli pozitiv me Covid-19, për këtë shkak seanca e sotme u shty.

Avokati i Protugjer njoftoi Gjykatën se gruaja e të pandehurit është gjithashtu pozitive me coronavirus. Sipas protokolleve, ai do të pengohet të marrë pjesë në seancat kryesore në 20 ditët e ardhshme, domethënë seancat kryesore nuk do të mbahen gjatë asaj periudhe.


Lidhur me situatën e re, gjyqtari Osman Shabani urdhëroi avokatët e të pandehurit Martin Protugjer të informojnë gjykatën për gjendjen e tij shëndetësore përpara 5 nëntorit.

Procedurën e drejton gjyqtari Osman Shabani, dhe përfaqësuese nga prokuroria është Lile Stefanova./Telegrafi/