Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në fushatën zgjedhore të vitit 2017, kishte premtuar se dy apo tri grave do t’ua besonte drejtoritë komunale. Por, në këtë komunë, nga 11 drejtori vetëm një udhëhiqet nga një grua.
Në emisionin “Jeta në Komunë”, Begaj ka thënë se ka biseduar me disa gra, por se sipas tij, nuk kanë pranuar të marrin post.
“Kam premtuar që do t’i kem dy ose tri gra drejtoresha, por s’kemi mujt me gjet mirëkuptim. Prej femrave kam kërkuar prej dy me u bë drejtoresha, s’kanë pranu m`u bo, pastaj kemi vazhdu me një qysh ka mbet. Nuk është që s’po më besojnë, por s’po dojnë me marrë përgjegjësi, se unë kam pasur synim me i bo dy ose tri. Këtë s’kam mujt me bë për shkak të vullnetit të atyre që të marrin përgjegjësi si drejtoresha”, shtoi Begaj.
Sonte në serinë e debateve “Jeta në Komunë” është i ftuar kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj.
Begaj përballë Jeta Xharrës, asamblistëve dhe përfaqësuesve të shoqërisë civile, u ballafaqua me premtimet e vitit 2017.
Begaj ka folur për politizimin e arsimit në këtë komunë, drejtorët e shkollave me aktakuza, problemet me ujësjellës e kanalizim si dhe gurëthyesit që operojnë në këtë komunë.
Të ftuar në studio ishin: Alban Krasniqi asamblist nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Mazreku nga PDK, Nexhat Krasniqi, ish-kandidat për kryetar të komunës dhe Bukurije Rrustemi, aktiviste.
Ndërsa në ZOOM merr pjesë Flutura Zymi, aktiviste e shoqërisë civile./kallxo.com
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Kupchan: Përgatitja për themelimin e Asociacionit, vendim i rëndë për Kosovën
Analistët: Zhvillimet rreth Këshillit të Evropës rrezikojnë të ulin ritmin e integrimit evropian të Kosovës
Nënsekretarja amerikane e Shtetit viziton trupat amerikane të KFOR-it, sheh veriun nga helikopteri
Kryeprokurori special flet për rastin e Enver Sekiraqes
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm
Gjithçka gati - Fury dhe Usyk futen në ring
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks
"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes
Arratisja e Enver Sekiraqes, flet avokatja e tij
Arratiset Enver Sekiraqa, policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare