LAJMI I FUNDIT:

Kalueshmëria në Testin e Maturës në afatin e dytë është 64.4 për qind

Kalueshmëria në Testin e Maturës në afatin e dytë është 64.4 për qind

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), në bashkëpunim me Divizionin për Vlerësim,Standarde dhe Monitorim (DVSM) kanë bërë publike sot rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore 2020 (afati i dytë), ku sipas këtyre rezultateve kalueshmëria është 64.4 përqind.

8.300 nxënës e kanë paraqitur provimin në afatin e dytë, ndërsa në test kanë marrë pjesë pjesë 7.502 nxënës, nga të cilët 4.835 e kanë kaluar testin, transmeton Telegrafi.

Kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha e ka vlerësuar të suksesshëm administrimin e testit, i cili këtë vit është organizuar në rrethana pandemie Covid-19, për të cilën gjë i falënderon të gjithë ata të cilët kontribuuan në mbarëvajtjen e këtij procesi.


Berisha gjithashtu ka bërë me dije se, kësaj here 18 nxënës e kanë privuar veten për të vazhduar testimin për shkak të përdorimit të telefonave mobil, të cilët edhe janë larguar nga testi.

Gjithashtu, kryetari i KShM-së, Gëzim Berisha ka njoftuar se, nga data 19 deri më 21 tetor, pra tri ditë, do të jetë afati i ankesave për afatin e dytë të testimit, rezultatet e të cilave pas shqyrtimit nga Komisioni i Ankesave dhe përpunimit të këtyre të dhënave, do të publikohen më 23 tetor 2020.

Afati i dytë i Provimit të Maturës është organizuar në 84 qendra të testimit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ndërsa është administruar nga 950 administrues dhe 75 mbikëqyrës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Kalo në kategori