Zëvendësministri në Ministrinë e Shëndetësisë, Pjetër Ndou, është dënuar me 1,500 euro gjobë, pasi që është gjetur fajtor nga Gjykata Themelore në Gjakovë për veprat penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” dhe “prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Sipas aktakuzës, zëvendësministri Ndou po akuzohet se ka operuar pa licencë në barnatoren e tij “Diellza 1” në Gjakovë dhe se ka vënë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore, pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktgjykimit të shpallur nga gjykatësja Diana Sina, i akuzuari Ndou për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë farmaceutike është dënuar me 600 euro gjobë, ndërsa për shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore me 70 ditë burgim.Mirëpo, dënimi me burgim me pëlqimin e të akuzuarit është zëvendësuar me gjobë në shumën prej 900 euro.Më pas, ndaj të njëjtit është shqiptuar dënimi unik me gjobë në shumën prej 1,500 euro. I akuzuari Ndou e kishte pranuar fajësinë për veprat penale me të cilat ngarkohet, në seancën e shqyrtimit të dytë të mbajtur më 15 tetor të këtij viti, në Gjykatën Themelore në Gjakovë.
Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, Pjetër Ndou po akuzohet se nga 25 janari i vitit 2018 e deri më 21 maj 2019, në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, në selinë e biznesit të tij “Diellza 1”, pa pasur autorizimet ligjore ka ushtruar veprimtarinë farmaceutike duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Produkte dhe Pajisje Medicionale dhe Udhëzimin administrativ Nr.11/2015 të Ministrisë së Shëndetësisë, në atë mënyrë që i akuzuari edhe përkundër faktit se me vendimin Nr.27/I/2018 të 25 janarit 2018 të Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicionale është anuluar licenca e veprimtarisë, i njëjti ka operuar pa licencë duke shitur produkte dhe pajisje medicionale.
Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer vepër penale “ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike” nga neni 256, paragrafi 1 të KPRK-së.Tutje sipas aktakuzës, ai po akuzohet se nga data e pa vërtetuar e deri më 21 maj 2019, në Gjakovë, saktësisht në rrugën “Vëllezërit Frashëri”, në selinë e biznesit të tij “Diellza 1”, ka vënë në qarkullim barërat ose produktet mjekësore pa u bërë kontrolli i nevojshëm nga enti i autorizuar duke vepruar në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ Nr.11/2015 të Ministrisë së Shëndetësisë.
Siç thuhet tutje në aktakuzë, pas inspektimit dhe kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik është konstatuar se subjekti në fjalë ka vënë në qarkullim produkte të paautorizuara për qarkullim në tregun e Republikës së Kosovës, në mesin e të cilave kishte produkte pa banderolë si dhe me banderolë të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë.Për këtë, ai po akuzohet se ka kryer vepër penale “prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”, nga neni 260 paragrafi 2 të KPRK-së.Ndryshe, i akuzuari Ndou ka qenë edhe këshilltar i ish-ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëProtestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite