LAJMI I FUNDIT:

Oda e Afarizmit: Shteti i Kosovës po diskriminon punëtorët e sektorit privat

Oda e Afarizmit: Shteti i Kosovës po diskriminon punëtorët e sektorit privat

Oda e Afarizmit të Kosovës ka ngritë shqetësimin për gjendjen e vështirë të krijuar në vend si pasojë e mungesës së dorës së zgjatur të shtetit dhe mostrajtimin e barabartë të punëtorëve në sektorin privat dhe atë publik.

Kështu është thënë në konferencën për media të Odës së Afarizmit të Kosovës me temën “Shkelja e të drejtave kushtetuese të qytetarëve dhe bizneseve”.

Diellza Zeqiri, zyrtare ligjore në OAK, ka thënë se që nga fillimi i pandemisë COVID-19, shteti i Kosovë ka privilegjuar punëtorët e sektorit publik, derisa ka diskriminuar ata të sektorit privat.


“Shteti ka ndarë vetëm dy paga nga 170 euro për punëtorët e sektorit privat, derisa punonjësit e sektorit publik kanë marrë vazhdimisht pagat e tyre, duke mos i ndier fare efektet negative të pandemisë. Shpeshherë këta punëtorë disa prej tyre edhe kanë marrë pagat pa shkuar në punë fare në pandemi”, ka thënë Zeqiri.

OAK ka ngritë shqetësimin edhe për mbylljen e banjave, e më vonë edhe kufizimin e veprimtarisë së tyre nga Ministria e Shëndetësisë.

Për këtë OAK kërkon nga Qeveria e Kosovës trajtimin e barabartë të qytetarëve në këtë kohë.

Fjolla Smaili, zëdhënëse për media në OAK, tha se bazuar në të dhënat që ka sigurua OAK në terren, del se numri i punëtorëve të cilët janë larguar nga puna sillet rreth 30 mijë.

Ajo tha se nëse vazhdohet me këtë avaz dhe nëse nuk ka përkrahje të duhur të shtetit gjatë muajve në vijim, numri mund të arrijë shifrën deri në 50 mijë apo edhe 70 mijë qytetarë të papunë. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Kalo në kategori