LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Letonia është miku ynë i sinqertë dhe e presim mbështetjen e tyre për fillimin e negociatave në fund të vitit

Osmani: Letonia është miku ynë i sinqertë dhe e presim mbështetjen e tyre për fillimin e negociatave në fund të vitit

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani zhvilloi një video takim me homologun e tij nga Republika e Letonisë, Ministrin Edgars Rinkēvičs.

“Letonia është një mik i sinqertë i Maqedonisë së Veriut dhe një promovues i zëshëm i politikës së zgjerimit të BE-së. Një perspektivë evropiane e dukshme dhe e qëndrueshme e Maqedonisë së Veriut do të nënkuptojë rrumbullakosim të projektit për bashkimin dhe integrimin e rajonit në BE, i cili do të jetë një përfitim global për paqe të qëndrueshme, siguri dhe prosperitet në kontinentin Evropian”, tha Osmani.

Maqedonia e Veriut, bazuar në meritat e saja, pa ndonjë vonesë shtesë dhe mosmarrëveshje të mëtejshme, në mënyrë kategorike meriton të fillojë negociatat, tha Osmani në takim.


“Ky hap nuk është i rëndësishëm vetëm për ne, por për të gjithë rajonin. Kjo do t’i japë një shtysë tjetër gjithë procesit dhe do të provojë metodologjinë e re për kryerjen e negociatave për të cilat Letonia dhe të gjitha vendet e tjera anëtare të Unionit kanë bërë kaq shumë përpjekje”, tha Osmani.

Ministri Rinkēvičs shprehu besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, nëpërmjet intensifikimit të bashkëpunimit duke i marrë parasysh potencialet në tregti dhe energji, si dhe mundësitë e ofruara nga projektet dhe bashkëpunimi i biznesit në kuadër të Nismës së Tre Detërave.

Bashkëbiseduesit diskutuan gjithashtu përshpejtimin e procedurave për nënshkrimin e marrëveshjeve të caktuara bilaterale dhe shkëmbyen mendime mbi situatën në rajon.

Në trend Lajme

Më shumë
Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Përfundojnë hetimet për vrasjen e Liridona Ademaj - ngritet aktakuzë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Dosja e Prokurorisë ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, si u bë plani për vrasjen e Liridonës për 30 mijë euro

Drejtësi
Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Pas ngritjes së aktakuzës në rastin e Liridona Ademaj, flet vëllai i saj

Lajme
Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Rama surprizon Melonin për ditëlindje në Abu Dhabi

Lajme

"Probleme martesore dhe financiare"- Prokurorja tregon njërin nga motivet që quan në vrasjen e Liridona Ademaj

Drejtësi
Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Kosova mbyll komunat dhe institucionet paralele serbe në dhjetë komuna

Lajme
Kalo në kategori