LAJMI I FUNDIT:

Policia konfiskon armë pa leje në Prishtinë dhe Lipjan

Policia konfiskon armë pa leje në Prishtinë dhe Lipjan
ilustrim

Policia e Kosovës gjatë 24 orëve të fundit në Prishtinë dhe Lipjan ka arrestuar pesë persona të dyshuar për armë mbajtje pa leje.

Po ashtu ka konfiskuar dy thika, një armë lodër, një automatik me katër fishekë, një pistoletë me dhjetë fishekë, një tytë e armës automatike dhe një revole.

Rastet e plota sipas raportit:


• Prishtinë 13.10.2020 – 01:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit, tek të njëjtit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy thika dhe një armë lodër. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

• Prishtinë 13.10.2020 – 19:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit të shtëpisë së tyre është gjetur dhe është konfiskuar një automatik me katër fishekë, një pistoletë me dhjetë fishekë dhe një tytë e armës automatike. Me vendim të prokurorit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

• Lipjan 13.10.2020 – 22:20. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar, pasi që tek i njëjti është gjetur dhe është konfiskuar një revole. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori