LAJMI I FUNDIT:

AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarëve të Gazetës Express

AGK dënon kërcënimin ndaj gazetarëve të Gazetës Express

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), dënon ashpër kërcënimin e gazetarëve të Gazetës Express nga Naser Gashi, i njohur në publik si Naser Qeli.

Sipas Gazetës Express, Gashi, të shtunën në mbrëmje ka thyer derën e redaksisë dhe i ka kërcënuar gazetarët për shkak të një shkrimi që ishte publikuar nga gazeta për ish-bashkëshorten e tij.

“Hyrja me dhunë në redaksi dhe kërcënimi me vrasje në drejtim të gazetarëve për AGK-në janë veprime të pa precedent që duhet të trajtohen me seriozitet të lartë dhe ta marrin dënimin e merituar. AGK ka kontaktuar Policinë e Kosovës në lidhje me rastin, por deri më tani nuk ka pranuar ndonjë përgjigje”, thuhet në reagimin e AGK-së.


Asociacioni i gazetarëve fton organet kompetente që sa më parë të merren me këtë rast, në mënyrë që kërcënuesi të del para drejtësisë.

Më tej thuhet se dënimet e merituara duhet të jenë të pashmangshme në të gjitha rastet e sulmeve apo kërcënimeve ndaj gazetarëve. /Telegrafi/