Ka filluar seanca gjyqësore për rastin “Veteranët”. Kjo seancë ka filluar me rreth një orë vonesë pasi që gjykata ka pasur telashe që të kyçet në mënyrë virtuale me të akuzuari, Fadil Shurdhaj i cili këtë seancë po e përcjell në këtë mënyrë për shkaqe shëndetësore.
Në këtë rast, për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar po akuzohen ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, deputeti Shkumbin Demalijaj, si dhe nëntë persona të tjerë.
Ata po akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së UÇK-së.
Edhe gjatë kësaj seance gjyqësore 12 të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Gjykata Themelore në Prishtinë medieve ua ka ndaluar publikimin e dhënies së mbrojtjes së të akuzuarve në rastin “Veteranët”.
Kryetarja e trupit gjykues, Nushe Kuka-Mekaj tha se dhënia e mbrojtjes mund të incizohet dhe filmohet po ajo nuk mund të publikohet deri në përfundimin e dhënies së mbrojtjes nga të gjithë të akuzuarit.
I akuzuari, Agim Çeku është i pari i cili është ftuar që para trupit gjykues ta jap mbrojtjen e tij.
E trupi gjykues ka kërkuar që 11 të akuzuarit tjerë ta lirojnë sallën në mënyrë që mos të jenë në dijeni lidhur me përgjigjet e të akuzuarit gjatë marrjes së tij në pyetje.
Gjykata Themelore në Prishtinë, më 19 qershor të vitit 2019, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë