LAJMI I FUNDIT:

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje

Kryesia e Kuvendit sot mban mbledhje
Foto: Arkiv

Kryesia e Kuvendit të Kosovës sot do të mbajë takimin e radhës në të cilin pritet të caktohet data për seancën e re plenare.

Në pikat e rendit të ditës që anëtarët e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës do të kenë për diskutim janë pika e papërfunduar nga seancat plenare, të mbajtura më 7, 13, 14 gusht dhe 17, 18, 21, 25, 28 shtator dhe 8 tetor 2020.

Pjesë e kësaj do të jetë votimi në parim i Projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së, votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi, votimi i propozim-rezolutës nga Interpelanca e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, sipas kërkesës së deputetes Fatmire Kollçaku, e nënshkruar edhe nga 9 deputetë tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, në lidhje me hyrjen dhe patrullimin e pjesëtarëve të uniformuar të Serbisë në territorin e Kosovës, përkatësisht në Karaçevë të Kamenicës dhe votimi në parim i Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e pandemisë COVID-19.


Kryesia e Kuvendit do të diskutojë në lidhje me përgatitjet për seancë të re plenare, pjesë e së cilës do të jenë për shqyrtim një sërë projektligjesh, si Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes Kosovë-Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit, Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes kornizë për kredi ndërmjet Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës dhe Kosovës – instrumenti për financim të sektorit publik për reagim emergjent ndaj COVID-19, shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

Po ashtu, pikë e rendit të ditës së seancës së re, për datën e së cilës pritet të caktohet sot, do të jetë edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan, shqyrtimi i parë i Projektligjit për Peticione, shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshim-plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë.

Po ashtu shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike, shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i raportit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës për vitin 2019, emërimi i gjashtë anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas dhe zgjedhja e tre anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Rreziku kimik dhe radiologjik, ekipi italian i KFOR-it kryen kontrolle në një fabrikë në Pejë

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Kalo në kategori