LAJMI I FUNDIT:

Hoti në “Javën e Krenarisë”: Në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, në mbështetje të barazisë dhe mosdiskriminimit

Hoti në “Javën e Krenarisë”: Në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, në mbështetje të barazisë dhe mosdiskriminimit

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti në “Javën e krenarisë” ka thënë se sot në vend në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, simbolikë kjo e mbështetjes institucionale dhe respektimit të universalitetit të të drejtave të njeriut dhe parimit themelor të barazisë dhe mos diskriminimit

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Republika e Kosovës ka konsoliduar kornizën ligjore me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili siguron promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe komunitetin LGBTIQ+

Lexoni të plotë postimin:


“Sot, në Republikën e Kosovës shënohet “Java e krenarisë”, me qëllim të mbështetjes dhe garantimit të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ në vend dhe kudo në botë.

Angazhimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës, me një përkrahje të madhe të partnerëve ndërkombëtarë, ka treguar një rritje të vazhdueshme të veprimtarive që kanë avancuar të drejtat e qytetarëve të këtij komuniteti. Si rrjedhojë, sot në vendin tonë në të gjitha ndërtesat qeveritare janë vendosur flamuj shumëngjyrësh, simbolikë kjo e mbështetjes institucionale dhe respektimit të universalitetit të të drejtave të njeriut dhe parimit themelor të barazisë dhe mos diskriminimit.

Në këtë kontekst, Republika e Kosovës ka konsoliduar kornizën ligjore me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili siguron promovimin dhe mbrojtjen e të gjitha grupeve të margjinalizuara në shoqëri, duke përfshirë edhe komunitetin LGBTIQ+. Pra, promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të personave të komunitetit LGBTIQ+ është një përgjegjësi integrale e të gjitha institucioneve në vend.

Grupi Qeveritar Koordinues dhe Këshillëdhënës, si një nga mekanizmat më të larta institucionale i udhëhequr nga Zyra e Kryeministrit / Zyra për Qeverisje të Mirë, në vazhdimësi ka pasur dhe do të ketë mbështetjen time për nismat dhe veprimet të cilat qojnë drejt përmbushjes së nevojave dhe të drejtave të komunitetit LGBTIQ+ konform të drejtave kushtetuese, ligjore dhe standardeve evropiane për të drejtat e njeriut”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë

Lajme
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës

Lajme
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane

Lajme
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë

Lajme
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët

Lajme
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë

Prishtina
Kalo në kategori