Nuk janë të shumta kompanitë e fabrikat vendore që i kanë bërë ballë kohës dhe sfidave të shumta ekonomike përgjatë rrugës, për më tepër duke e ruajtur cilësinë e produkteve që i prodhojnë.
Duke mos pasur mundësi të operimit në një treg më të gjerë dhe duke u përballur me luhatje ekonomike, së pari për shkak të luftës e pastaj edhe për shkak të luhatjes ekonomike të Kosovës, fabrika Kuvilab mbijetoi dhe tani operon suksesshëm dhe është një nga ato fabrika që i ka mbijetuar kohës dhe është e pranishme në tregun kosovar që nga viti 1984.
Startoi punën vetëm me 5 punëtor për të shënuar një kthesë të madhe poiztive në industrinë ushqimore në vend dhe më gjerë. Aktualisht, Kuvilab menaxhohet suksesshëm nga tre vëllezërit të cilët janë nën moshën 30 vjeçare.
Menaxheri i kësaj fabrike, Labinot Talla tregoi në detaje rrugën nëpër të cilën ka kaluar Kuvilab, funksionimin dhe sfidat që kanë kaluar e po vazhdojnë t’i kenë si biznes vendor.
Ai tregoi se fabrika të cilën e drejton tash e pesë vite, është themeluar në vitin 1984 dhe si fushëveprimtari të veten e ka përpunimin e mishit dhe produkteve që rrjedhin prej tij.
“Kuvilab është një kompani me traditë të gjatë në sektorin e përpunimin të mishit, që ka qëllim të përmirësohet me kualitete të produkteve të mishit, me seli në Bardhosh. Objekti gjendet në një zonë shumë ekologjike”, theksoi Talla.
Me një staf të specializuar në prodhim dhe përpunim te produkteve te mishit, kjo fabrikë është bërë vend pune për 30 punëtorë, të cilët janë të angazhuar në punë të ndryshme për të arritur deri te prodhimet finale të fabrikës, që përfshijnë produkte si virshllet, suxhukun dhe parizerët.
Ndonëse tashmë të certifikuar për cilësi dhe siguri ushqimore, megjithatë edhe përkundër kësaj, kjo nuk është e mjaftueshme që Kuvilab të fillojë lirshëm prodhimin dhe shpërndarjen e prodhimeve të tyre për tregun ndërkombëtar, për shkak të problemeve të shtetit, që e prekin edhe këtë industri si shumë të tjera.
Edhe përkundër vështirësive me të cilat mund të përballen gjatë rrugës së ngritjes së bizneseve, Talla ka një këshillë për të gjithë prodhuesit aktualë, por edhe ata të cilët synojnë të nisin biznes të çfarëdo lloji në Kosovë.
“Këshilla ime është që të mundohen maksimalisht që të ofrojnë kualitet sa më të lartë dhe çmime të arsyeshme. Kualiteti është faktori i cili e rrit një biznes, e mban në treg, dhe mbi të gjitha, konsumatorët janë të kënaqur. I tërë ky cikël sjell sukses të pashmangshëm për biznesin tuaj”, theksoi ai.
Kuvilab është një ndër fabrikat më të njohura vendore për përpunimin e produkteve të mishit dhe makinera moderne e sjellur nga vendet e Bashkimit Evropian të ndërtuara për secilin produkt duke eliminuar kontaktet e ndryshme eventuale ne mes te produkteve është bere me të vetmin qëllim që klientëve t’iu sjellim vetëm produkte cilësore të mishit ne tryezat e tyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Inter City – Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Në muajin prill do të mbahet ngjarja më madhe e bizneseve në Sofje për të ridefinuar tregtinë E-commerce
SAMSUNG GALAXY S25: Shpejtësi, fuqi dhe saktësi – E disponueshme në Gjirafa50!
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
Origjina e emrit 'Hotdog' dhe shija Halal
Rifillo udhëtimin tënd të shëndetit me zbritje ekskluzive në Nea Body Center
Top 5 benefitet e pabesueshme pse nënat shtatzënë duhet të konsumojnë vezë REA-s
Inter City - Një projekt revolucionar multifunksional që po rindërton qendrën e Prishtinës
Merret vendimi për uljen e mëditjeve dhe udhëtimeve zyrtare (Dokument)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij