Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për masë të arrestit shtëpiak ndaj Haki Rugovës dhe ndaj dy të tjerëve.
“Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar propozimin e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj të pandehurit H.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale konflikt i interesit, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe vepër penale falsifikim i dokumentit zyrtar si dhe ndaj të pandehurit L.B për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe falsifikim i dokumentit zyrtar”, thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Ndaj tyre është caktuar masë e arrestit shtëpiak prej një muaji.
“Për të pandehurin F.B, i dyshuar se në bashkëkryerje me të pandehurit H.R dhe L.B kishte për të kryer veprën penale falsifikim i dokumentit zyrtar, prokurori i shtetit në seancë hoqi dorë nga propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak. Të pandehurve H.R dhe L.B iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji”.
Gjyqtarja e procedurës paraprake pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe pas analizimit të shkresave të lëndës ka vërtetuar se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit H.R dhe L.B kanë
kryer veprat penale për të cilat dyshohen nga ana e prokurorisë së shtetit, po ashtu ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurve në liri mund të ndikojnë tek zyrtaret Komunalë, por edhe tek dëshmitarët e tjerë në drejtim te fshehjes dhe ndryshimit të provave materiale e me këtë të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.
Gjithashtu, duke pas parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale dhe duke pas parasysh pasojat e rënda që kanë këto vepra penale për shoqërinë, përhapjen e tyre në masë shqetësuese si dhe faktin se i pandehuri H.R edhe më parë ka qenë i njohur për organet e drejtësisë për vepër penale konflikt interesi, tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të të pandehurve ne liri, të njëjtit mund te përsërisin veprat penale apo të kryejnë ndonjë vepër të re
penale.
Gjykata sipas detyrës zyrtare dhe sipas propozimit të mbrojtësve që ndaj të mbrojturve të tyre të refuzohet propozimi për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ka vlerësuar edhe masat e tjera por
ka gjetur se masa e arrestit shtëpiak është masa më adekuate në këtë fazë të procedurës penale.
Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ruajtja e shumicës shqiptare në Komunën e Bujanocit, tri parti lidhin koalicion paszgjedhor
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë