LAJMI I FUNDIT:

Do t’ju nevojitet më pak se një minutë! Hiqni ngjitësin e mërzitshëm nga kavanozi me këtë truk të thjeshtë!

Do t’ju nevojitet më pak se një minutë! Hiqni ngjitësin e mërzitshëm nga kavanozi me këtë truk të thjeshtë!

Sa herë ju ka ndodhur që t’ju shkaktojë telashe të mëdha heqja e ngjitësit, i cili mbetet në kavanoz, pasi që nga ai keni hequr tiketën?

Me siguri çdo herë, ndërkaq fërgimi agresiv i masës ngjitëse nga qelqi çdo herë ju sjell kokëçarje.


Me këtë truk të shkëlqyeshëm, ngjitësin e mërzitshëm nga qelqi do ta hiqni për më pak se një minutë!

Ju nevojiten vetëm dy gjëra – peshqiri i letrës dhe vaji, transmeton Telegrafi.

Qitni vaj në peshqir dhe me lëvizje rrethore filloni të pastroni ngjitësin.

Kur ta kaloni gjithë sipërfaqen, kavanozin (përkatësisht sipërfaqen e qelqtë) lajeni me detergjent dhe ujë të nxehtë.

Në mënyrë, ju do të eliminoni yndyrën dhe mbetjet e ngjitësit. /Telegrafi/