LAJMI I FUNDIT:

Bëhu pjesë e ICK-së! Apliko në thirrjen për bizneset startup

Bëhu pjesë e ICK-së! Apliko në thirrjen për bizneset startup

Ndërmarrësit e rinj dhe inovatorët me ide komerciale kanë mundësinë për t’u bërë pjesë e programit të inkubatorit në ICK, dhe të përfitojnë shërbime profesionale dhe përkrahje financiare. Me përkrahjen e ICK-së, donatorëve dhe partnerëve vendor & ndërkombëtar, ju do të mund të shndërroni një ide të shkëlqyer në biznes të suksesshëm e fitimprurës. Të filloni biznesin tuaj me përkrahje nga ICK është një përparësi e madhe për të depërtuar në tregun e Kosovës dhe atë ndërkombëtar.


Bizneset startup që do të fitojnë të drejtën për tu bërë pjesë e inkubatorit, do të përfitojnë edhe shumë shërbime të tjera si:

– Hapësirë prej 3,000 m² në qendër të Prishtinës
– Përkrahje financiare për idetë/ekipet e përzgjedhura
– Konsulencë, mentorim dhe promovim të vazhdueshëm
– Qasje në rrjete të investitorëve vendor e ndërkombëtar
– Pjesëmarrje në ngjarje vendore & ndërkombëtare dhe panaire B2B;
– Zyre moderne me infrastrukturë përcjellëse dhe qasje 24/7
– Trajnime & punëtori profesionale për bizneset startup
– Shërbime nga Amazon Web Service
– Shërbime nga Microsoft BizSpark
– Shërbime nga Sendgrid
– Qasje në hapësirat e përbashkëta në ICK
– Lidhje punëdhënës – punëkërkues

Personat që kanë ide për biznese startup në fushën e TIK, ftohen që të aplikojnë online deri më 12 tetor 2020. Thirrja është e hapur edhe për kompanitë e regjistruara, por jo më të vjetra se 2 vite. Pjesë e kësaj thirrjeje është edhe programi FALAS pesë-ditor “Founders’ Bootcamp” (gjatë muajit Tetor 2020) për ngritjen e shkathtësive për ndërmarrësit e rinj në fushën e biznesit, zhvillimit të produktit/shërbimit, modelit të biznesit, dizajnimit të prezantimit, shkathtësive të komunikimit, marketingut, shitjes, financave si dhe “Business Model Canvas & Lean Menaxhment”.

Qëllimi i ICK-së është që të përzgjedhë idetë e biznesi, të cilat janë inovative dhe konkurruese me tendenca të rritjes dhe shndërrimit në biznese të suksesshme. Që nga themelimi më 2012, ICK ka mbështetur 400 biznese startup, me mbi 2,500 anëtarë.

Për më shumë informata në lidhje me këtë si dhe për të aplikuar online, klikoni këtu.

Thirrja e 22-të për ide biznesit mbështetet nga Ambasada e Suedisë, Ambasada e Norvegjisë dhe GIZ Kosovo.

Në trend Lajme

Më shumë
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Kalo në kategori