LAJMI I FUNDIT:

DITËLINDJA

DITËLINDJA

Poezi nga: Yevgeny Yevtushenko
Përktheu: Roland Gjoza

Mama, më lejo të uroj ditëlindjen e djalit tënd
Ti shqetesohesh shumë për të. Ai të ka gënjyer
Ai fiton pak, martesa e tij ishte e nxituar
Ai është i gjatë, ai është i dobët, ai është i parruar
Oh, ç’dashuri e mjerë, shpesh e harruar
Mama, unë duhet të uroj në qoftë se mundem
Ditëlindjen e shqetësimit tënd.
Ai kishte trashëguar prej teje
Përkushtimin pa kusht ndaj epokës
Dhe arrogancën dhe mërzinë në besimin e tij
Prej teje ai e fitoi këtë besim, Revolucionin.
Ti nuk e bëre dot të lumtur dhe të famshëm
Frika ishte i vetmi talent që kishte.
Hapja dritaret e dhomës së gjumit
Mos i shty degët e dendura me gjethe
Puthja sytë e hapur
Jepi bllokun e poezive dhe shishen e bojës së shkrimit
Jepi kupën me qumësht dhe shoqëroje me vështrim kur të iki


Në trend Kultura

Më shumë
T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

T’i dashuroj të gjitha të metat, përveç mungesës ...

Fjala+
Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Arkivi i panjohur i Ali Pashës: Fushata për të nënshtruar suliotët

Kulture
Berati, 12 vjet në UNESCO

Berati, 12 vjet në UNESCO

Kulture
ARMIKU

ARMIKU

Poezi
FYTYRA E NANËS

FYTYRA E NANËS

Poezi
Mbi shkrimin

Mbi shkrimin

Analiza
Kalo në kategori