Publicisti Shkëlzen Gashi ka hedhur kritika të ashpra ndaj autorëve të cilët punuan në projektin përmbledhës së historisë së vendeve ballkanike.
Gashi deklaroi se në projektin e historisë së përbashkët nga Qendra për Demokraci dhe Pajtim në Evropën Juglindore, nuk është arritur të prezantohet as gjëja më themelore e Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
”Kur prezantohet Rilindja Kombëtare Shqiptare, të prezantohet më denjësisht… Të thuhet se synimi i kësaj Rilindje Kombëtare Shqiptare, ishte krijimi i një shteti të pavarur shqiptar në të gjitha hapësirat e banuara me shqiptarë… Mirëpo arritja e Rilindjes Kombëtare Shqiptare ishte një shtet i pavarur dhe sovran sa gjysma e atyre territoreve”, tha Gashi në Klan Kosova.
Ai përmend gjithashtu edhe mënyrën se si trajtohet themelimi i shteteve dhe kombeve në Europën Juglindore.
”Për secilin shtet prezantohet se cilat ishin synimet, dhe cilat ishin arritjet. Por, për shqiptarët diçka të tillë nuk ka, nuk ka asgjë. Është dashur të ketë”.
Në këtë projekt, Gashi thotë po ashtu se nuk përmendet asnjë kryengritje e shqiptarëve prej vitit 1878 e deri më 1912 kur u shpall Pavarësia e Shqipërisë.
”Përmenden të shteteve të tjera, por jo edhe të Kosovës… Ajo që më shqetëson më së shumti është se mungojnë këto të dhëna në këtë libër për dëbimin masiv të shqiptarëve prej Serbisë, prej trevave të Sanxhakut të Nishit. Kurse në librat që hartojnë në Kosovë, numrin e të shpërngulurve jo që e prezantojnë, por e dyfishojnë. Duhet të prezantohen shifra të sakta… Në të dyja raste janë ekstrem, në njërën e rrisin shifrën në tjetrin s’i prezantojnë fare”, tha ai.
”Në Kombet dhe Shtetet në Europën Juglindore, viti 2012. Këtu prezantohen flamujt e të gjitha vendeve. Në botimin e vitit 2007 mungon flamuri i Malit të Zi. Por përfaqësuesit nga Kosova, nuk ishin në krye të detyrës dhe nuk e futën flamurin e Kosovës në këtë publikim”.
”Përveç që mungon flamuri i Kosovës, ka fragmente të ndonjë shkrimi të personaliteteve të atyre vendeve, e këtu mungon ndonjë fragment i ndonjë personaliteti të rëndësishëm të Kosovës”.
”Libri i tretë, është skandali më i madh. Gjëra që kanë ndodhë në 1912/1913, në vitin kur është përcaktuar fati i shqiptarëve në Ballkan. Është e tmerrshme sepse këtu jepet vetëm këndvështrimi serb për këto lufëtra ballkanike, nuk jepet këndvështrimi i Kosovës… Nuk prezantohen absolutisht kërkund, krimet e tmerrshme të forcave serbe ndaj civilëve të pafajshëm shqiptar më 1912/1913. Kjo është totalisht e tmerrshme”.
”Kjo është skandal. Vetëm për shqiptarët nuk ka asnjë shifër të viktimave. Si s’ka pasur hapësirë që të krijohet një kolonë e gjashtë për Shqipërinë, e të futën të vrarët shqiptarë”, tha Gashi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Autobusi nga Maqedonia rrëshqiti në autostradën në Serbi
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj