Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, si dhe kryetarin e Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, kanë mbajtur një takim me shoqatat e vreshtarëve dhe verëtarëve të Komunës së Rahovecit.
Ky takim u realizua me kërkesë të kryeministrit Hoti, i cili para të pranishmëve shpalosi prioritetet e Qeverisë në përballimin e situatës së shkaktuar nga pandemia COVID- 19, dhe konfirmoi mbështetjen institucionale, duke theksuar faktin për dyfishimin e subvencioneve në sektorin e bujqësisë, të cilat ndikojnë në tejkalimin e sfidave dhe zhvillimin e këtij sektori.
“Me rishikim të buxhetit, kemi krijuar një fond që është rreth 5 për qind e bruto produktit vendor, dhe nga kjo shumë ne kemi lëshuar mjete për ekonominë nëpër sektorë të ndryshëm, si dhe nga një vendim i marrë, i cili prek edhe shoqatën tuaj, janë ndarë edhe 60 milionë euro edhe për bizneset”, tha Hoti.
“Qasja e Qeverisë është një ndihmesë e madhe për buxhetin e familjeve të vreshtarëve, për përpunuesit e rrushit dhe të tjerëve, që ta tejkalojnë këtë gjendje nëpër të cilën po kalojmë”, tha kryeministri Hoti, duke shtuar se deri në fund të vitit, me këtë mbështetje që po e japim përmes Fondit për Rimëkëmbje Ekonomike, prej 365 milionë euro, si dhe Ligjit i cili është në procedurë, të arrijmë që të kompenzojmë dëmin plotësisht që ka pas ekonomia si rezultat i pandemisë.
“Nga 24 milionë, janë bërë 48 milionë për subvencione në bujqësi, dhe vetëm për vreshtat subvencionet rriten nga 1 mijë në 2 mijë euro për hektarë, ndërkaq për litër të verës rriten nga 4 cent në 8 cent për litër”, u shpreh Hoti, duke thënë se është lajm i mirë që grumbulluesit e rrushit sivjet i kanë hapur bodrumet e veta dhe janë duke e marrë rrushin, me kushtet e njëjta siç ka qenë në vitin e kaluar.
Sa i përket dhënies së granteve për sektorin e bujqësisë, kryeministri Hoti tha se do të rrisim pjesën e tyre, bashkë me donatorë e ndërkombëtarë, si dhe investimet publike që i ka Qeveria për 5 vjetët e ardhshme, me theks të veçantë për rritje të sipërfaqes së tokave bujqësore në ujitje.
“Si pjesë e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duhet të punojmë shumë me Bashkimin Evropian, që të vendosemi në hartën e BE-së, sa i përket prodhimit të verës në procedurat e integrimeve evropiane”, tha Hoti. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDashni e vjetër, pamje e re, shije e njejtë
Cila është koha më e mirë për të vizituar Parisin?
Lansohet platforma dhe këndi “Made in Kosova”, Kurti: Do të tërhiqen investime të huaja
Edicioni i dytë i Festivalit të Shkathtësive Digjitale po vjen: Drejt qëndrueshmërisë dhe digjitalizimit në Kosovë
Hapet panairi EXPOKOS 2024, bashkon liderët e industrisë dhe inovacionit në Prishtinë
Regjistrimi i popullsisë, familja Jashari përfundon procesin nga stafi i ASK-së
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"SHBA të çojë dronë në Kosovë", Serwer: Vuçiq do "Serbinë e madhe", Asociacioni pas njohjes së Kosovës nga Serbia
Flet i dyshuari që plagosi kryeministrin sllovak - tregon motivin pse e kreu atentatin ndaj Ficos
Kush është Robert Fico, kryeministri i plagosur sllovak?
Ousmane Dembele: Ashtu siç tha Marcel Desailly, Mbappe do të transferohet në Ligën Saudite
Publikohen pamjet e momentit të atentatit ndaj kryeministrit sllovak
Vetëdorëzohet 23-vjeçari qe ekzekutoi policin e 'Shqiponjave'