Kush i solli dosjet e Gjykatës Speciale në zyrën e veteranëve të luftës? Zyrtarët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL) thonë se ato i solli “Rrufeja”! Do me thënë se kjo ishte një befasi për ta dhe se ata nuk kanë ndonjë ide të qartë se kush do të ketë qenë personi! Duket disi e çuditshme dhe e pabesueshme.
Si mundet dikush të sjell një volum aq të madh dokumentesh dhe zyrtarët e OVL-së të mos kërkojnë të paktën t’ia mësojnë emrin dhe mbiemrin. Si nuk kanë denjuar t’i kërkojnë një dokument identiteti personit, kur ai ishte gjendur brenda lokaleve të veteranëve?! A do të thotë kjo se oferta ishte aq atraktive sa zyrtarët e OVL-së u frikësuan se po ta kërkonin identitetin e atij personi, mund ta trembnin engjëllin që po sillte aq shumë lajme të rëndësishme nga bota tjetër?!
Për mua përsëri mbetet e paqartë se si këta njerëz që nëpër studio televizive shfaqën me temperament aq të lartë e besa edhe agresivë, të kenë lejuar që një njeri, të cilin ata nuk e njihnin, jo njëherë, por disa herë të sillte materiale në zyrë dhe të mbetej i panjohur?! Është vështirë pra të besohet se “Rrufeja” është një person i panjohur për zyrtarët e OVL-së.
Pse është e rëndësishme që të dekodohet “Rrufeja”?
Njohja e personit do ta zgjidhte tërë misterjen. Kështu, nëse “Rrufeja” ishte një person i njohur për OVL-në, atëherë do ta kuptonim se ngjarja u orkestrua nga vetë ata dhe se qëllimi i krejt atij aksioni u realizua me sukses nga perspektiva e tyre. Nëse “Rrufeja” nuk ishte person i panjohur për OVL-në, atëherë dyshimi bie mbi ndonjë agjendë serbe, apo të një pale të tretë që vështirë se do të përputhej me interesin e OVL-së, po as të Kosovës.
Është tepër me rëndësi që të hetohet rrjedha e këtyre dokumenteve, meqë ende nuk është e qartë a erdhën ato nga Haga, apo nga Beogradi. Nëse erdhën nga Beogradi, kjo na bën të dyshojmë në disponimin e Beogradit zyrtar ndaj kësaj gjykate, meqë deri më tash në diskursin publik ka dominuar mendimi se Beogradit i konvenonte inkriminimi i UÇK-së dhe ky inkriminim nuk mund të bëhet pa një gjyq dhe pa dënimin për veprat e pretenduara.
Më pak i zëshëm ka qenë mendimi se Serbisë nuk i konvenon verdikti i drejtësisë, meqë prokuroria e Gjykatës Speciale nuk mund të provojë krimet e supozuara, kështu që UÇK-ja e njollosur nga raporti i Dick Martit mund të dilte krejt e pastër nga procesi gjyqësor.
Në fund, për mua është shqetësuese dekonspirimi i dëshmitarëve, pavarësisht se formalisht zbulimi i identitetit të tyre ende nuk ka ndodhur. Një nga shkaqet që kjo Gjykatë u themelua jashtë Kosove, ishte se në proceset tjera gjyqësore të pjesëtarëve të UÇK-së, kishin munguar, ishin zhdukur, apo ishin frikësuar dëshmitarët.
Pra, shpërndarja në publik (mediave) e dosjeve dhe e listës së dëshmitarëve ka prekur mu në pikën më të dobët të procesit gjyqësor.
Dhe, çfarë do të kemi për pasojë?
Dëshmitarët do të ndjehen të frikësuar për jetën e tyre dhe kjo do ta komprometojë paraqitjen e tyre në gjyq si dhe dëshmitë e tyre. Dhe, e tërë kjo do ta komprometojë nxjerrjen e së vërtetës për ato që pretendohet se kanë ndodhur.
Parimisht, kur në gjyq nuk kemi prezantim provash dhe dëshmi kredibile, procesi gjyqësore dështon. Këso dështimesh ka pasur gjithkund në botë dhe do të ketë ende. Mirëpo, ekziston rreziku që gjyqi të marrë një kah tjetër që do të insistonte në suksesin e procesit gjyqësor, pavarësisht provave dhe dëshmive, mu për faktin e atmosferës së krijuar pas skandalit me dosjet e që do të kishte për bazë disponimin, apo diskrecionin e trupit gjykues ndaj pretendimeve të prokurorisë me rastin e marrjes së vendimeve për rastet e trajtuara. Kjo rrezikon që shumë të akuzuar të dënohen pa prova dhe fakte! Ky do të ishte dëmi më i madh që do t’u bëhej individëve, UÇK-së dhe Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjesti-kenga.jpg)
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë një zgjidhje praktike, pa kërcënim
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Ancelotti-780x439.jpg)
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
![Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/hq720-780x439.jpg)
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
![Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nukk-780x439.jpg)
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
![Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-zelensky-780x439.jpg)
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
![Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ziziziz-780x439.jpg)
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
![Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_4-6-780x439.jpg)
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?