LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi u premton punëtorëve teknik të ShSKUK-së se do të gjej zgjidhje për ta

Krasniqi u premton punëtorëve teknik të ShSKUK-së se do të gjej zgjidhje për ta

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi ka marrë pjesë në protestën e personelit mbështetës shëndetësorë për shkak të mos përftimit të 300 eurove shtesë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Krasniqi tha se ka vullnet që të gjendet zgjidhje edhe për këta punëtorë. Ai kërkoi që të ndërpriten këto protesta, meqë sipas tij janë të panevojshme.


“Ne me kohë kemi bërë thirrje, dhe ju kemi treguar sesi menaxhimet i ShSKUK-së kemi bërë përgatitjet e nevojshme që të gjithë të përfshihen në këtë skemë pagesë shtesë prej 300 eurove. Kemi pasur bisedime edhe me ministrin Zemaj dhe jemi duke bërë përpjekje që kjo të realizohet. Këto protesta në këtë moment janë të panevojshme, sepse jemi të angazhuar që të gjithë të marrin këtë pagë shtesë”, tha Krasniqi.

Protestojnë punëtorët teknik të ShSKUK-së për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove, paralajmërojnë bojkot të punës
Lexo po ashtu Protestojnë punëtorët teknik të ShSKUK-së për mos marrjen e shtesave prej 300 eurove, paralajmërojnë bojkot të punës

Ai shtoi nuk do të ndalen derisa të sigurohen që të gjithë punonjësit të marrin pagën e tyre.

“Ju bëjë thirrje që të shpërndaheni dhe të ktheheni në vendin e punës, dhe të na jepni kohë që të realizojmë këto premtime”, u shpreh Krasniqi. /Telegrafi/