LAJMI I FUNDIT:

Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të Haradinajt: Gjykata është për krime lufte, nuk ka juridiksion për këto akuza

Avokati kërkon lirimin e menjëhershëm të Haradinajt: Gjykata është për krime lufte, nuk ka juridiksion për këto akuza

Avokati mbrojtës i Nasim Haradinajt, Bas Martens ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të klientit të tij, duke theksuar se Gjykata Speciale është formuar për krimet e luftës dhe nuk ka juridiksion për këto akuza që po i bëhen Haradinajt.

Martens shtoi se shqetësimi më i madh i tyre është se kjo Gjykatë nuk ka juridiksion, ndërsa kërkoi që Gjykata Speciale të rishikojë aktakuzat dhe të hedhë poshtë ato aktakuza.

“Puna që duhet të bërë është një punë shumë e madhe dhe është një punë që do të kërkojë shumë javë ose shumë muaj, kështu që ju duhet të rishikoni akuzat kundër klientit tim. Klienti im nuk është akuzuar për krime lufte. Ky është një tribunal për krime lufte. Në parashtrimin tim thuhet se kjo gjykatë nuk ka juridiksion për këto akuza”.


“Kjo është një nga shqetësimet më të mëdha që i është bërë klientit tim. Aty përfundoj që, dua nga ju që të vendosni që akuzat nuk janë brenda juridiksionin, të hidhni poshtë akuzat kundër tij, ta lironi menjëherë zotëri Haradinajt nga paraburgimi me kushte të cilat caktohen nga ju dhe t’i jepen të gjitha dokumentet e aktakuzës, në gjuhën shqipe dhe angleze, sepse deri më tani kemi marrë vetëm fletarrestimin”, tha avokati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori