LAJMI I FUNDIT:

Operatorët serbë, ilegalisht brenda territorit të Kosovës

Operatorët serbë, ilegalisht brenda territorit të Kosovës

Përkundër që jemi thellë brenda territorit të Kosovës, mesazhe telefonike “Miresevini në Serbi” mund të pranoni, po sa të futeni në komunën e Novobërdes.

Në këtë pjesë të vendit, përfshirë disa fshatra të Kamenicës, kanë problem me rrjetin edhe operatorët vendor, teksa funksionojnë pa problem kompanitë serbe, duke i lidhur telefonat mobil me roaming sikur të jeni brenda territorit të Serbisë.


Banorët thonë se kanë probleme me rrjetin telefonik.

“Ne edhe me Valën kemi problem nuk kemi ashtu mjaftë valë që i plotëson nevojat por kemi pengesa edhe nga valët e Telenor Serbisë ato shpesh ndikojnë që mos me mujt na me pas qasje në rrjetet e Kosovës….Disa zona të komunës së Artanës ka pika ku mund të shfrytëzohen edhe valët e Serbisë, serbët sidomos ata që i kanë nevojat për folje ata i përdorin”, shprehet një banor.

Të gjitha këto ndërhyrje të operatorëve nga Serbia në territorin e Kosovës janë ilegale.

Këtë e pohon Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Në një përgjigje për RTV Dukagjini nga ARKEP-i thonë se Kosova dhe Serbia nuk kanë marrëveshje që do të mundësonte harmonizimin e përdorimit të kanaleve frekuencore.

Më 15 dhjetor 2016 Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit, e vendosi Kosovën në listën zyrtare të shteteve që kanë kode telefonike me hyrjen +383. Probleme të shumta me rrjetin e kompanive telefonike të vendit, ka edhe në pjesën veriore./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit

Siguri
Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Çitaku: Shkuarja në zgjedhje përmes dorëheqjes së kryeministrit Kurti nuk po duket opsion real

Politikë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë

Lajme
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim

Lajme
Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Befason Muhaxheri: LVV dhe PDK janë marrë vesh për datën e zgjedhjeve, më së largu më 7 korrik

Lajme
Kalo në kategori