LAJMI I FUNDIT:

Policia sërish dështon në kapjen e të shumëkërkuarit për grabitjen në Aeroportin e Rinasit

Policia sërish dështon në kapjen e të shumëkërkuarit për grabitjen në Aeroportin e Rinasit

Dështon një tjetër operacion i policisë për kapjen e Talo Çelës, i kërkuari për grabitjen në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar banesën e tij në orët e para të mëngjesit.

Është bastisur banesa në fshatin Karakullak në njësinë administrative Bradashesh por pa mundur që të arrestohet.


Deri tani kanë dështuar të paktën 5 operacione për kapjen e tij.

Çela është person i shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, pasi Gjykata për Krimet e Renda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja e punonjësit të policisë” kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Vrasja me paramendim, kryer në bashkëpunim”.

49-vjeçari akuzohet si autori i dyshuar i grabitjes së miliona eurove në Aeroportin e Rinasit më datë 9 prill 2019, ku disa persona nën kërcënimin e armëve të zjarrit, kanë arritur të vjedhin një sasi të konsiderueshme vlerash monetare që po transportoheshin me avion.

Çela u akuzua se kishte ndihmuar në modifikimin e furgonit të përdorur me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, për të futur lehtësisht në pistën e Rinasit, atje dhe ku ndodhi grabitja.

Milionat e eurove dyshohet se janë bërë shkak dhe për një serë vrasjesh në qytetin e Durrësit, pasi Çela gjithashtu akuzohet se ka lidhje me ekzekutimin e dy vëllezërve Haxhia.

Emri i Talo Çelës ka dalë në dritë përmes dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Klevis Alla, të arrestuar për vrasjen e vëllezërve Haxhia.

Ndërkohë vetëm pak ditë më parë, Talo Çelës i ekzekutuan të vëllain, Bujar Çela. Grupi hetimor ka ngritur dyshimet se vrasja e 50-vjeçarit është bërë për ti dhënë mesazh të shumëkërkuarit nga drejtësia, Talo Çelës. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Shefja e Misionit të BE-së: Deklarata e Grenell ishte ndërhyrje në zgjedhjet në Kosovë, pushteti pati gjuhë negative

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Dyshohet se pati keqpërdorim të votës, Prokuroria në Gjakovë nis hetimet

Lajme
DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

DnV: Vonesat në numërimin e votave të kandidatëve, dëmtojnë besimin në procesin zgjedhor

Lajme
Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Raporti i vëzhguesve të BE-së konfirmon se Serbia dhe Vuçiqi ushtruan presion mbi votuesit serb

Lajme
Kalo në kategori