Bryant Johnson, traineri personal prej kohësh i anëtares së Gjykatës së Lartë, Ruth Bader Ginsburg, u pa duke bërë pompa përpara arkivolit të saj, në një nderim personal për të. Ginsburg vdiq saktësisht një javë më parë.
Dhe ky gjest, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tërhoqi një sërë reagimesh në internet: Disa e gjetën atë të çuditshëm dhe zbavitës, ndërsa të tjerët u prekën.
Johnson dhe gjykatësja e ndjerë thuhet se filluan të punojnë së bashku mbi 20 vjet më parë pasi ajo mbijetoi nga kanceri.
Angazhimi i Ginsburg për palestër u bë sinonim i imazhit të saj publik, dhe madje frymëzoi edhe të tjerë.
Kështu, të Premten, Johnson ndoqi procedurat e lamtumirës në vazhdim për Ginsburg në US Capitol.
Ai iu afrua arkivolit të saj, u gjunjëzua dhe bëri tri pompa.
Ndryshe, trupi i anëtares së Gjykatës së Lartë Ruth Bader Ginsburg u dërgua sot në Kongres për homazhe, duke u bërë gruaja e parë në histori, që i bëhet një nderim i tillë.
Në një deklaratë të Gjykatës së Lartë amerikane thuhet se zonja Ginsburg do të varroset javën e ardhshme në një ceremoni private në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit.
Ginsburg vdiq të premten e kaluar në moshën 87 vjeç nga kanceri i pankreasit, duke i dhënë fund një mandati 27-vjeçar në gjykatën më të lartë të vendit.
Statusi i saj si udhëheqëse e pakicës liberale të gjykatës, së bashku me punën e saj para këtij posti që kërkonte barazi ligjore për gratë dhe vajzat në të gjitha sferat e jetës amerikane, e bënë atë një ikonë kulturore, duke i dhënë asaj pseudonimin “R.B.G. e Famshme”, shkruan VOA.
Vdekja e saj ka shkaktuar një betejë politike rreth zëvendësimit të saj.
Presidenti Trump dhe republikanët e Senatit u zotuan të emërojnë dhe konfirmojnë një gjyqtare të re para 3 nëntorit që do t’i jepnin gjykatës një shumicë solide konservatore 6-3. Presidenti Trump njoftoi të martën se do ta bëjë të ditur empërimin e tij të shtunën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëStudentët serbë deshën të recitojnë, sigurimi i pengon me forcë
Pamjet nga droni shfaqin pasojat e betejave të ashpra mes ukrainasve dhe rusëve në rajonin e Donetskut
Pamje nga momenti kur izraelitët lejojnë palestinezët të rikthehen në veri të Gazës
Komandanti ukrainas: Koreano-veriorët po hedhin në erë veten që të mos na bien në duart tona
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
Suedia sekuestron një anije pas sabotimit të kabllove në Detin Baltik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës