Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërkuar që Konventa e Stambollit që përcakton barazinë gjinore të bëhet pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Përkrahja ndaj këtij amendamenti, kryeparlamentarja Osmani tha se është ndaj vetë-vetës e jo ndaj grave dhe vajzave të reja.
Ajo në seancën e sotme tha se kjo konventë përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de-defekto.
“Konventa e Stambollit e cila është pjesë e këtij amendamenti përcakton metoda për çrrënjosje e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në një kontest të rritjes së barazisë de jure dhe de defekto. Preambula e kësaj konvente e njeh natyrën strukturore të një dhune të tillë e cila është shkak dhe pasojë e marrëdhënieve të pabarabarta mes grave dhe burrave dhe kufizon përparimin e grave në cilëndo shoqëri. Për të kapërcyer pabarazinë konventa kërkon nga shtetet të zbatojnë politika të barazisë gjinore por edhe të fuqizojnë gratë”, tha ajo./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251