Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott, ka thënë se Kosova do të duhej të mendonte më shumë para se të vendoste që ta hapë ambasadën e saj në Jerusalem të Izraelit.
“Për shkak të negociatave që janë ende duke vazhduar, mendoj se këshilla jonë do të ishte që të mendohej më shumë. Unë nuk do ta kisha inkurajuar Kosovën që ta vendosë ambasadën në Jerusalem ende, ky nuk është pozicioni ynë ndaj kësaj çështje”, ka thënë Abbott, njofton Klan Kosova.
“Në fund të ditës njohja nga Izraeli është një gjë e mirë, është mirë që Izraeli ishte i gatshëm të bënte një gjë të tillë, është një mundësi e mirë për Kosovën që të ndërtojë marrëdhënie me një pjesë tjetër të botës dhe siç e kemi parë me festimet e javës së kaluar, mendoj se kjo është shumë e rëndësishme për komunitetin hebre në Kosovë, dhe kjo është një vlerë e shtuar”.
Ai është shprehur se për Mbretërinë e Bashkuar statusi i Jerusalemit varet nga negociatat mes Izraelit dhe autoriteteve palestineze të cilat janë duke u zhvilluar qe një kohë.
“E kuptojmë që këto gjëra marrin kohë. Pritjet tona janë që për statusin e Jerusalemit duhet të pajtohen të dyja palët dhe do të prisnim që të bëhet kryeqytet për të dyja palët. Aktualisht, ambasada britaneze është e vendosur në Tel Aviv dhe nuk kemi në plan ta lëvizim”, tha Abbott.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Temperatura minus në RMV: Më ftohtë në Mavrovë, Krushevë dhe Berovë
Parandalohet ngjarja e rëndë kriminale në Dibër – arrestohet 20 vjeçari që po qarkullonte me armë zjarri, doreza dhe benzinë në automjet
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, cenon raportet ndërshtetërore
Dyfishohet numri i të prekurve me HIV në Kosovë, 29 raste të reja për vitin 2024
"Për ne mbetesh gjithmonë 23-vjeçari i lirisë" - Ramush Haradinaj kujton vëllain e tij Luanin
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Aksidenti mes trenit dhe veturës në Pejë, vdes gruaja që kishte pësuar lëndime
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën