LAJMI I FUNDIT:

Maliqi: BE i ka mbyllur dyert për Ballkanin edhe për 10 vite, Mini-Schengeni nevojë e vendeve për zgjerim të tregut

Maliqi: BE i ka mbyllur dyert për Ballkanin edhe për 10 vite, Mini-Schengeni nevojë e vendeve për zgjerim të tregut

Kosova është zotuar se do të bëhet pjesë e Mini-Schengenit Ballkanik, por kryeministri i vendit Avdullah Hoti thotë se kjo nismë është e përkohshme. Njohësit e çështjeve politike thonë se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëhen pjesë e kësaj nisme, pasi anëtarësimi në Bashkim Evropian është i largët.

Bashkimi i Kosovës me zonën e “Mini-Schengenit” ballkanik, është një prej zotimeve që delegacioni qeveritar ka nënshkruar në kuadër të Marrëveshjes së Uashington. Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili para pak kohësh ishte kundër kësaj nisme, tani thotë se bëhet fjalë për një iniciativë të përkohshme.

“Për çështjen e Mini-Schengenit. Ne e kemi marrë siç e dini një zotim që të bëhemi pjesë e kësaj iniciative rajonale dhe të shohim në takimet e liderëve të Ballkanit Perëndimor në të ardhmen, se si Kosova do të bëhet pjesë e kësaj iniciative, në bazë gjithmonë të barabarta. Plotësisht të barabarta sikur çdo vend tjetër. Në orientimin qe ky është një projekt i përkohshme, në afatgjatë ne të gjithë tentojmë të bëhemi pjesë e zonës Schengen Evropiane”, tha kryeministri Hoti.


Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, thotë se nga pamundësia që vendet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, brenda një kohe të shkurtër, ato duhet t’i bashkohen Mini-Schengenit.

“Momentalisht, dera për anëtarësim nëse jo e mbyllur është e shtyrë për ndoshta një dekadë e më shumë. E ndërkohë, për të mos pritur pa bërë asgjë, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që janë në zhvillim e sipër, kanë nevojë për zgjerimin e tregut, për lëvizjen e lirë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkëlzen Maliqi.

Ndërsa gjatë të mërkurës, kryeministri Hoti ka bërë të ditur se në koordinim me kryeministrin shqiptar Edi Rama, kanë marrë vendim që mbledhjen e dy qeverive shqiptare që do të mbahet në Shkodër, ta shtyjnë për datën  2 tetor. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon

Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar

Ekonomi
Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Pro Transport - Lider në shërbimet e transportit dhe logjistikës

Ekonomi
Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Skijo dhe rri i lidhur në çdo moment me eSIM

Ekonomi
Kalo në kategori