LAJMI I FUNDIT:

Geci: Më kanë pyetur gjithçka për komunikatën nr. 59

Geci: Më kanë pyetur gjithçka për komunikatën nr. 59

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, pasi u kthye nga intervistomi i Dhomave të Specializuara të Gjykatës së Hagës, ka thënë se është pyetur lidhur me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin dhe ish-kreun e Skenderajt, Sami Lushtakun dhe deputetin Rexhep Selimin.

“Më kanë pyetur se kur kam folu herën e fundit me presidentin Hashim Thaçi. Ndërkohë më kanë pyetur edhe për Sami Lushtakun, u kam thënë se unë çdo ditë flas me Sami Lushtakun”, është shprehur Geci në T7.

Gjithashtu, prokurorët e kanë pyetur Gecin se kur ka kontaktuar me Rexhep Selimin.


“Ndërsa me Rexhep Selimin, nuk kam komunikuar kurrë”, ka thënë Geci.

“Më kanë pyetur gjithçka për komunikatën numër 59”, shtoi Geci.