Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, të martën më 22 shtator në Tver, është rrëzuar aeroplani luftarak rus Su-30.
Aeroplani rus është goditur aksidentalisht gjatë ushtrimeve ushtarake, nga predhat e shkrepura nga aeroplani tjetër luftarak rus Su-35S.
Pilotët kanë shpëtuar, pasi katapultuan në momentin kur janë goditur nga aeroplani tjetër rus.
Në Rusi nuk janë të pakta rastet kur aeroplanë dhe helikopterë të flotës ajrore ruse, rrëzohen gjatë ushtrimeve ushtarake, ose për shkak të problemeve teknike ose nga goditjet aksidentale.
Viteve të fundit nuk janë të pakta aksidentet ajrore në shtetet që në kuadër të arsenalit ushtarak kanë aeroplanë luftarakë rusë Sukhoi dhe MiG.
Sipas ekspertëve të aviacionit, thuhet se arsyeja e rrëzimit të aeroplanëve rusë është kryesisht e natyrës teknike dhe jo e gabimeve të pilotëve.
Po dje, më 22 shtator, është rrëzuar edhe një aeroplan tjetër luftarak rus Su-22, i cili ishte në shfrytëzim nga ushtria siriane e Asadit.
Aeroplani Su-22 që ishte pjesë e flotës ajrore siriane, u rrëzua nga aeroplani izraelit F-16.
Aeroplanët izraelitë F-16, që janë prodhim amerikan, të cilët po e dominojnë qiellin sirian edhe pse në Siri ka sisteme kundërajrore ruse, Pancir S dhe S-300, të cilat deri me tani kanë dështuar në zbulimin dhe rrëzimin e ndonjë aeroplani izraelit.
Ekspertët besojnë se aeroplanët izraelitë kanë bllokues të radarëve çka e bë të pamundur që sistemet kundërajrore ruse t’i zbulojnë dhe t’i rrëzojnë. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThellohen humbjet e Rusisë: Mbi 100 ushtarë rusë të vdekur nga sulmi i fundit i ukrainasve me ATACMS
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë
A po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Ushtria amerikane publikon videon misterioze "Ghost in the Machine" për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe